Ju urojmë Vitin e Ri 2011 duke ju dëshiruar edhe një vit të mbarë me suksese.

Komuniteti shqiptar në Britani të Madhe sa po vjen edhe po rritet dhe po bëhet më i suksesshëm. Urojmë që edhe ky vit të jetë i mbarë dhe me lajme sa më pozitive rreth aktiviteteve tona.

Këtë Vit të Ri po e nisim me një dizajn të ri të uebsajtit tonë në www.ukalbanians.net dhe shpresojmë që ky uebsajt të jetë një hapsirë virtuale e informimit për komunitetin tonë por njëkohësisht të jetë edhe një qendër tubimi ku anëtarët tonë kontribuojnë, mblidhen, kolaborojnë dhe i ndajnë idetë, informatat dhe përjetimet me anëtarët e tjerë.

Gëzuar Viti i Ri 2011!

UK Albanians Network

Rjeti i Shqiptarëve Të Britanisë së Madhe