Cafe 038, Londer

Cafe 038, Golders Green, Londer

Me 2 dhe 3 maj organizohet një turnir futbolli për të rritur për hir të formimit të ekipit futbollistik për të rinjtë shqiptarë, FC EAGLES. Turniri do të mbahet në Child’s Hill Park, Golders Green, Londër.

Pjesëmarrja e një ekipi kushton £60.00 që përfshinë 5 lojtarë dhe portierin.

Të hollat e grumbulluara do t’i dedikohen këtij klubi të ri dhe do përdoren edhe për dhurimin e shpërblimeve modeste.

Regjistrimi i ekipeve bëhet në Cafe 038 që gjendet në Child’s Hill Park, Granville Road, Golders Green, London. Cafe 038 do të shpërndajë shpërblimet për ekipin, lojtarin dhe portierin më të mirë.

Për më shumë informata kontaktoni:

Genën: 07528593183

Samiun: 07506040574

Prindërit janë të mirëseardhur të regjistrojnë fëmijët e tyre në klubin FC Eagles për çdo të shtunë dhe të diel në Cafe 038. Regjistrimi bëhet tek:

Saimiri: 07861669746, 02089642309 ose me email: eaglesfc@hotmail.com

Ju mirëpresim,

Kryesia e FC Eagles