Foto nga arkivi i Rojeve Bregdetare britanike

Foto nga arkivi i Rojeve Bregdetare britanike

Dje në orët e hershme të mëngjesit, Rojet Bregdetare britanike gjetën një trup të pajetë të një mashkulli që dyshohet të jetë shqiptari i cili u hodh në det afër Harwich-it nga trageti Stena Britannica, së bashku më një tjetër shqiptar, derisa po deportoheshin nga Britania në muajin shkurt të këtij viti.

Policia e Essex-it janë duke tentuar ta identifikojnë këtë njeri të vdekur. “Vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë”, tha zëdhënësi i policisë.

Trupi i njërit nga këta dy shqiptarët që u hodhën në det u gjet muajin e kaluar me 20 mars dhe më vonë u identifikua me emrin Leonovid Isufaj (27 vjeç), qytetar shqiptar.

Vegëza:
http://www.eadt.co.uk/news/harwich_dead_body_discovered_on_beach_1_3578537
http://www.ukalbanians.net/?s=stena&submit.x=0&submit.y=0