Shpërblimi Gruaja Refugjate e Vitit organizuar nga Këshilli Finlandez për Refugjatë ka për qëllim që të njoh punën dhe kontributin pozitiv të finlandezëve “të rinj” dhe njëkohësisht të ofroj inspirimi për ata refugjatë që ende po mundohen të ndreqin kualitetin e jetës.

Fituese e shpërblimit të këtij viti është Fatbardha Hetemaj e cila së bashku me familjen e saj emigruan në Finlandë nga Kosova në vitin 1992.

Tema e shpërblimit të këtij viti ishte lufta kundër racizmit. Fatbardha ka një kohë të gjatë që ka qenë kundër diskriminimit racor, si atij të fshehur dhe atij të hapur. “Ajo ka intervenuar kundër sjelljeve raciste në transportin publik, në shkolla dhe vende pune. Kur kërkonte punë ajo konfrontonte punëdhënësit duke i pyetur se pse nuk e kishin pranuar në punën për të cilën ajo i kishte plotësuar kushtet.”.

Fatbardha e cila kishte ardhur në Finlandë kur ishte shtatë vjeçe tha se ajo shumë shpejt e kishte ide të qartë se dëshironte të kishte sukses në atdheun e saj të ri. Ajo beson se racizmi dhe format tjera të paragjykimit më së miri luftohen jo duke predikuar por duke ofruar shembuj.

Lidhëza:
http://helsinkitimes.fi/htimes/index.php/domestic-news/general/5516-finnish-refugee-council-award-puts-ordinary-women-in-the-spotlight