Tre personat që u hodhën pardje nga një rrokaqiell në Glasgow të Skocisë dhe për të cilët fillimisht raportua të jenë kosovarë në fakt janë azilkërkues rusë.

Serge Serykh (43), gruaja e tij dhe djali i gruas nga ish-Bashkimi Sovjetik u hodhën në vdekje të dielën në mëngjes. Sipas gazetës The Times Zt Serykh vuante nga sëmundje të rënda mentale.

Një fqinje e cila të dielën ishte zgjuar në ora 8.45 nga klithmat tregon se si kishte shikuar nga dritarja dhe kishte parë trupat e viktimave të shtrira në barë përreth rrokaqiellit.

“U ndjeva e sëmurë – krejt trupat e tyre ishin të deformuar”, tha ajo. “Këto apartamente të gjitha duhet të shkatërrohen. Kjo tragjedi pritej të ndodhte.”

Sipas gazetës liberale The Independent “imazhi i këtyre viktimave, të gjetur të vdekur, të lidhur bashkë, në fund të rrokaqiellit të Glasgow-it, duhet të regjistrohet në analet e marrës të Britanisë, krahas imazheve të guaca-mbledhësve kinezë që u mbytën në Morecambe Bay”.

Robina Qureshi, drejtoreshë e Positive Action in Housing, shoqatë bamirëse që punon me refugjatë dhe azilkërkues ndër ta edhe me shqiptarë, tha se ka ardhur koha që politikat e procesit të azilit të ndërrohen krejtësisht. “Ky rast ngrit pyetje serioze rreth asaj se si sistemi i azilit të MB-së operon në këtë vend. Anëtarët e publikut kanë të drejtën të dinë nëse ne kemi sistem të drejtë të azilit apo një që terrorizon njerëzit e ndjeshëm deri në atë pikë sa ata të mbysin veten.

“Ne besojmë se sistemi i tanishëm i azilit është i bazuar në premisën e pavërtetë se të gjithë azilkërkuesit janë të rrejshëm.”

Burime dhe lidhje:

http://news.ninemsn.com.au/world/1024438/three-die-in-fall-from-scotland-building
http://www.guardian.co.uk/uk/2010/mar/07/three-killed-suspected-suicide-flats-glasgow
http://www.thisisthewestcountry.co.uk/uk_national_news/5046445.Tests_to_indentify_flat_plunge_trio
http://www.morningstaronline.co.uk/index.php/news/content/view/full/87719
http://www.guardian.co.uk/uk/2010/mar/08/glasgow-fall-asylum-canada-russian
http://www.independent.co.uk/opinion/commentators/mary-dejevsky/the-british-asylum-system-is-still-not-fit-for-purpose-1918375.html
http://www.timesonline.co.uk/tol/news/uk/scotland/article7054793.ece