Dje, një vogëlush shqiptar me emrin Erjon Hyseni vdiq tragjikisht në një aksident në Turnpike Lane në veri të Londrës, gjatë argëtimit në një panair lodrash të fëmijëve. Ai ishte duke kërcyer në një “kështjellë kërcimi” kur papritmas iku nga aty për të dalë në binarët e rul-slitës e cila e goditi duke i shkaktuar lëndime trupore vdekjeprurëse.

Babai i tij Lulzimi, kuptoi se ai ishte zhdukur kur dëgjoi klithmat e të pranishmëve, dhe pa se vogëlushi i tij ishte i shtrirë me plagë fatale afër binarëve të rul-slitës. Erjoni i vogël disi iu kishte përvjedhur vrojtimit të prindërve dhe të rojtarëve të panairit.

Babai i tronditur dhe mjeku i ambulancës tentuan që ta kthejnë në jetë, dhe ai u dërgua në spital por u shpallur i vdekur në të arritur atje. Besohet se Erjoni të jetë viktima e parë në kësilloj panairi në nëntë vitet e fundit.

Sipas gazetës Daily Telegraph babai i viktimës Lulzimi është me prejardhje nga Kosova, kurse e ëma, Migena Hyseni është nga Shqipëria.

Kjo tragjedi ka tronditur tërë kombin britanik dhe ngushëllime të shumta kanë filluar të lajmërohen në faqe të ndryshme të internetit në të cilat u shkrua rreth kësaj tragjedie.

Burime:
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/5318745/Toddler-killed-after-wandering-into-path-of-rollercoaster-at-London-funfair.html
http://www.dailymail.co.uk/news/article-1181088/Fathers-terror-son-killed-walking-fairground-rollercoaster.html