Jeremy Clarkson (Top Gear - Series 16 - Episode 3, Albania)

Jeremy Clarkson (Top Gear - Series 16 - Episode 3, Albania)

Top Gear-i shou televiziv i BBC-së që i kushtohet kerreve (veturave), në epizodën më të re që u emitua mbrëmë pati Shqipërinë si vend testues të kerreve të reja.

Edhe kësaj rradhe ky shou nuk i iku kontroverzës ku Shqipëria u stereotipizua si vend i “mafias” dhe i vjedhëseve të kerreve. Por në krahasim me epizodën e Meksikës kjo e Shqipërisë duket se do të merret nga diplomatët shqiptarë në Angli lehtë.

Gazeta nacionale britanike The Guardian shkroi sot se edhe pse ambasada shqiptare në Londër pranuan se stereotipi i mafisë mund të ishte shkas për ndonjë reagim, vetë ambsadori ka vendosur që këto “ofendime” t’i kapërdij pa ankesë ndaj BBC-së.

Në epizodën e kaluar kur Hammond thotë se kerri meksikan do të ishte “dembel, i kotë, me gazra, me mbipeshë, pështetur për gardh duke shikuar kaktusin”, provokoi një breshëri të protestave. Komediani anglez Steve Coogan e quajti këtë lloj humori të Top Gear-it përtac dhe prezentuesit e saj si “tre mesoburra të pasur që përqeshin meksikanët e varfër”.

Edhe pse shumë pjesëtarë të komunitetit tonë nuk ishin të lumtur me deklaratën se shumica e kerreve në Shqipëri janë të vjedhura dhe stereotipet e tjera si duket kësaj rradhe “humori anglez” i tre prezentuesve të këtij emisioni televiziv do të kapërdihet më lehtë se sa ai  i AA Gill, Graham Norton dhe Jo Brand.

Burime dhe lidhëza:
Reagime në Twitter “live”: http://goo.gl/yCBxo
http://www.bbc.co.uk/i/yl8mx/
http://www.guardian.co.uk/tv-and-radio/2011/feb/07/top-gear-offensive-albania-mafia
http://www.ukalbanians.net/jeremy-clarkson-i-top-gear-ben-emision-ne-shqiperi/