Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Gjithçka ishte e menduar deri në detaj, si mbrëmje Gala në ndihmë të skamnorëve në Kosovë dhe do të transmetohej drejtpërdrejt në TV Dukagjini.
Artistët e ardhur nga Kosova u ishin bashkuar kësaj iniciative fisnike të Adelina Badivukut dhe Artan Llabjanit duke u bërë pjesë e këtij misioni humanitar.

Nuk mund të mungonin ndihma nga sipërmarrës shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar. Në historikun e mbrëmjeve humanitare padyshim se kjo ishte mbrëmja më e madhe dhe siç shprehet Adelina kjo mbrëmje i tejkaloi pritshmëritë e tyre, pasi u mblodhën rreth 10 mijë euro për familjet skamnore në Kosovë.

Kjo ishte mbrëmje ndryshe, sepse ne nuk kemi organizuar asnjëherë një aktivitet të këtij niveli’ thotë Adelina, duke shtuar se të gjitha aktivitetet tona më pare ishin të mbajtuara në Queens Arms. Të gjitha ftesat për artistët nga Kosova dhe mediat u realizuan nga Ambasada- që ishte një lehtësim për ne. Sponzorimi nga bizneset shqiptare në Londër e mundësoi edhe gjithë organizimin dhe mbulimin e shpenzimeve të artisteve. Prandaj edhe pse kishte shumë punë rreth organizimit, të hollat që u mblodhën për familjet në nevojë, gati 10,000 paund janë shpërblimi i punës që e kemi bërë. Pritshmëria jonë u tejkalua-dhe edhe kësaj radhe komuniteti shqiptare në Londër, deshmoi veten si human, dhe mbështetës i kauzave humanitare.

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Artan Llabjani bashkorganizator i kësaj mbrëmje, që është padyshim një nga avokatët më të suksesshëm shqiptar në Britani, shprehet tepër i lumtur që kjo mbrëmje ia arriti qëllimit. “Tre herë jam takuar me ambasadorin e Kosovës dhe dua të falënderoj për përkushtimin e tij”, shton Artani, duke kujtuar momentet e ankthit që ka një organizim i tillë që nga momenti i perceptimit deri tek realizimi.

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Sigurimi i vizave që u bë me ndihmën e ambasadës së Kosovës ishte vetëm hapi i parë. Gjetja e sponsorve ishte sfidë me vete por ja arritëm me ndihmën e sipërmarrësve shqiptarë të Britanisë; Driton Zhegrova, Sadik Gecaj, Fatmir Baliu, Renis Gjoka, Driton Hajrizi, Selami Sylejmani, Sam Maqedonci e Ken Berisha që dua t’i falënderoj shumë. Atmosfera ishte fantastike dhe jam i lumtur që rreth 10 000 euro u grumbulluan për familjet në nevojë.

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Mrbemja bamirese me 18 shkurt 2017 ne Londer

Burimi dhe artikulli i plotë:
http://www.thealbanian.co.uk/shqiptaret-e-britanise-mbledhin-rreth-10-000-euro-per-skamnoret-e-kosoves.html