“Bisha nga Lindja mysafir i yni në Perëndim” kështu tabloidi britanik The Sun titullon artikullin në të cilin shkruhet rreth fitores gjyqësore të ish-spiunit shqiptar Illir Kumbaro (56) që të mos ekstradohet në Shqipëri.

Thuhet se Kumbaro ka kidnapuar dhe ka vrarë 3 veta në Shqipëri, dhe pas një zënke me zyrtarët shqiptarë ai vjen në Angli dhe kërkon azil politik në vitin 1996, duke u paraqitur si kosovar me emrin Shaqa Shatri. Supozohet se ai ka përdorur dokumentet e identifikimit të një shqiptari nga Kosova me të njëjtin emër, i cili i kishte humbur ato në Tiranë në vitin 1993.

Identiteti i tij i rrejshëm kishte dalë në sipërfaqe pasi që ai gabimisht kishte përdorur emrin e tij të vërtetë në një aplikim për asistencë sociale në Ealing të Londrës. Kjo bëri që zyrtarët e komunës së Ealing ta lajmërojnë atë në polici. Detektivët britanikë veç ishin duke kërkuar Kumbaron pas kërkesës së autoriteteve shqiptare në qershor të vitit 2008.

Detektivët e Skotland Yard-it e arrestojnë atë në shtator të vitit 2008 dhe ai kishte deklaruar menjëherë se nuk ishte Ilir Kumbaro por Shaqa Shatri. Identiteti i tij më vonë konfirmohet dhe në prill të 2009 ipet urdhri për ekstradim në Shqipëri nga sekretari i punëve të brendshme të Britanisë.

Në artikull thuhet se dyshohet që njëra nga viktimat e Kumbaros është Remzi Hoxha i zhdukur që në vitin 1995 i cili ishte një “biznesmen nga Kosova” dhe po mblidhte para që të ndihmoj rezistencën shqiptare në Kosovë që luftonte për pavarësi nga Jugosllavia.

Burime:
http://www.thesun.co.uk/sol/homepage/features/2786802/Torturer-kidnapper-bogus-refugee-and-dole-scrounger-to-stay-in-Britain.html
http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/crime/6905870/Former-East-European-spy-master-claiming-benefits-in-Britain.html