Nga një takim i bizneseve shqiptare në Britani me 19 prill 2014

Nga një takim i bizneseve shqiptare në Britani me 19 prill 2014

Ftojmë përfaqësues të bizneseve në takimin e Bizneseve Shqiptare në Angli, me 13 Dhjetor 2015, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, 8 John Street, London, WC1N 2ES.

Artan Llabjani do të bëjë një prezantim në lidhje me rrjetin e bizneseve të diasporës në Mbretërinë e Bashkuare e cila ishte iniciuar nga Ministria e Diasporës së Kosovës.

Kush duhet të marrë pjesë: Bizneset shqiptare me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nëse keni biznes dhe dëshironi ta zgjëroni bashkëpunimin, nëse keni ide për biznes dhe doni të diskutoni idenë apo të merrni këshillat e të tjerëve, apo nëse keni thjeshtë kuriozitet për të marre pjesë, jeni të mirëpritur, dhe do jetë kenaqesi t’ju takojmë, të bisedojmë dhe shkëmbejmë ide.

Artan Llabjani (Avokat për çështje pronash komerciale) do të flas shkurtimisht për një guidë praktike për qiramarrësit dhe qiradhënësit e lokaleve komerciale.

Do të ketë edhe një prezantim nga Bernard Mustafa rreth ‘crowdfunding’, se si të bëjmë së bashku shuma të vogla të kapitalit nga një numri madh i individëve për ta financuar një sipërmarrje të re të biznesit.

Për më shumë informata dhe për regjistrim thirrni në këtë numër: 07810272815.