Saimir Pirgu

Saimir Pirgu


Duke filluar prej datës 12 shtator 2014 Saimir Pirgu do të interpretojë në rolin e Dukës së Mantovës në Operan Rigoletto, në Royal Opera House, Covent Garden, Londër. Shfaqja e tij e tetë dhe e fundit për këtë sezon do të jetë me datën 6 tetor 2014.

Ambasada Shqiptare në Londër i ndjek me respekt, vëmendje dhe simpati të thellë veprimtaritë e artistëve shqiptar që na bëjnë të gjithëve krenarë në këtë qytet të madh të kulturës, dijes dhe artit.

Prandaj, kemi kënaqësinë dhe nderin ta mirëpresim artistin tonë në një takim me bashkëatdhetarët për të bashkëbiseduar dhe kaluar një mbrëmje të këndshme. Hyrja
është e lirë por me konfirmime paraprake në adresën Embassy.london@mfa.gov.al

Data 4 Tetor 2014
Ora 19.00
Vendi: Selia e Ambasadës në Londër.

Pjesmarrja e bashkëatdhetarëve tanë na nderon.