010810-1402-sulmohetueb1.jpg

Sipas një artikulli në webuser.co.uk uebsajti qeveritar britanik UKFI (UK Financial Investments Ltd) para një jave u sulmua nga hakerët shqiptarë.

Hakerët publikuan një mesazh në uebsajt që shkruante në anglisht kështu: “Statusi: HackeD. Albanian Corrupt IceCr4cKeR, Foxi, L2H4X. Arsyeja: kurrë nuk më kanë pëlqyer qeveritë”.

Sipas blogut të Christopher Boyd, vitalsecurity.org, derisa sajti ishte ende i hakuar vizitorëve iu zvogëlohej brauzeri i cili mandej lëvizte nëpër ekran përcjellë me Rap tinguj në prapavi.

Tash uebsajti UKFI.gov.uk është kthyer në gjendje normale por nëse kërkohej në Google Search, deri para katër ditëve, ende kishte etiketën e hakerëve ICeCr4cKeR.

UKFI është formuar në nëntor të vitit 2008 që të menaxhoj investimet në bankat sic janë Royal Bank of Soctland dhe Bradford & Bingley.

Burimi:
http://www.webuser.co.uk/news/top-stories/436729/ukfi-gov-uk-website-hit-by-hack