Ilustrimi i Arta Ajetit në New York Times

Ilustrimi i Arta Ajetit në New York Times

Ilustrimi i studentes së talentuar shqiptare nga Londra, Arta Ajeti, e cila studion në Parsons School of Design të New York-ut, u publikua sot në ditoren prestigjioze amerikane New York Times.

Ilustrimi në fjalë është publikuar në artikullin “Trigger Warnings, Safe Spaces and Free Speech, Too” që ka të bëjë me çështje studentore.

Është privilegj që të publikohen ilustrimet në kësilloj gazete me renome botërore, ku ky zhanër artistik ka një traditë të gjatë. Urojmë që Arta të ketë suksese të mëtutjeshme në këtë drejtim.