Ambasadori i Kosove gjate ceremonise se akreditimit, dhjetor 2009

Ambasadori i Kosove gjate ceremonise se akreditimit, dhjetor 2009

Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës do te jenë prezente në martesen mbretërore që po zhvillohet në këto momente në Westminster Abey të Londrës.

Brenda në Westminster Abey gjatë ceremonisë martesore do të jenë vetëm ambasadorët pa partnerë.

Ambasadën e Kosovës e përfaqëson ambasadori Dr Muhamet Hamiti kurse atë të Shqipërisë e përfaqëson zëvendësja e ambasadorit Znj Teuta Starova.

Ambasada e Kosovës ia ka dhuruar çiftit mbretëror një granit me kristale nga Trepça kurse nuk kemi informata se çfare dhurate Ambasada e Shqipërisë ia ka dhuruar këtij cifti.

Ambasadori Hamiti është i ftuari i vetëm nga Kosova në këtë ceremoni. Rreth 1900 të ftuar do të jenë në kishën e Uestminstërit (Westminster Abbey), e cila për një kohë të shkurtër ka pasur statusin e katedrales në shekullin e gjashtëmbëdhjetë.

Sot është ditë pushimi në gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Dasma e Princit William, birit të madh të Princit Trashëgimtar Charles, vjen tridhjetë vjet mbas martesës së Charlesit me Princeshën Diana në vitin 1981.

Mbretëresha Elizabeta II është sovranja e Mbretërisë së Bashkuar që nga viti 1952. Ajo është po ashtu monarke kushtetueses e gjashtëmbëdhjetë shteteve sovrane, duke përfshirë Kanadanë, Australinë dhe Zelandën e Re.

Lidhur me temën:
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/24485/kuci-ndarja-nuk-do-te-perfundonte-me-kosoven/
http://www.ukalbanians.net/mbreti-leka-i-ndoshta-nuk-do-t%C3%AB-ftohet-n%C3%AB-martes%C3%ABn-mbret%C3%ABrore-n%C3%AB-britani/