Falja e Kurban Bajramit sot ne Tirane

Falja e Kurban Bajramit sot ne Tirane

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm në Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.

Kreret e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.