QAMIL PRIZRENI "Te Mbrojme Trojet Tona"

QAMIL PRIZRENI “Te Mbrojme Trojet Tona”

28 Nëntori – dita e Flamurit është festë kombëtare, është ditë e bashkimit për të gjithë shqiptarët sepse me këtë datë ndodhën shumë ngjarje historike për shqiptarët.

Me 28 Nëntor 1443, Skënderbeu në Kështjellën e Krujës e ngriti Flamurin Kombëtar.

Gjithashtu, me 28 Nëntor 1912, Ismail Qemaili në Vlorë e ngriti Flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Po ashtu me 28 Nëntor, në Kosovë, doli haptas para popullit USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, dhe tregoi se jemi drejt një Nëntori të tretë. Fjala e ushtarëve të UÇK-së në Llaushë të Drenicës, në varrimin e mësuesit HALIT GECI tregoi se UÇK-ja ka lindë nga gjiri i popullit, dhe se lufta e tyre e shenjët do të vazhdoj deri në çlirimin e Kosovës.

28 Nëntori është edhe ditëlindja e Komandantit Legjendar – Adem Jasharit, njeriut që ia ndërroi kahjen historisë, për të shkruar një histori te drejt, të re dhe të lavdishme.

Le t’i bashkojmë te gjitha këto ngjarje dhe t’a bashkojmë idenë se të bashkuar jemi më të fortë.

Mirëpo ne ende nuk e kemi përfunduar rrugën që e nisën dëshmorët tonë, rrugën për lirinë e vendit. Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë ende. Dëshmorët që ranë duke luftuar për liri, na e lan amanet që t’a çlirojmë Kosovën të terën, dhe ne nuk duhet ta shkelim amanetin e tyre. Ne duhet t’a bashkojmë Mitrovicën, dhe t’I ndalim planet tjera të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

28 Nëntori është dita që ne duhet të forcohemi me shumë, të bashkohemi më shumë dhe t’a kuptojmë trimërinë e shqiptareve nëpër shekuj.

Të gjithë shqiptarët jemi një komb, kemi një gjuhë, një flamur, një kulturë, një të kaluar dhe gjithashtu kemi një aspiratë për të ardhmen – për të jetuar bashkë, prandaj 28 Nëntori është dita që ne të gjithë duhet të festojmë sepse kjo është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve.

Ju uroj festën të gjithë anëtarëve të grupit Jemi një! dhe ju ftoj që të festoni me 28 Nëntor.

Shkroi: Vlorian Molliqaj

Burimi:
Facebook, grupi JEMI NJË