Dua Lipa me fëmijët e  kampit të natyrës World Wide Fund for Nature Adria në Parkun Gërmia, Prishtinë

Dua Lipa me fëmijët e kampit të natyrës World Wide Fund for Nature Adria në Parkun Gërmia, Prishtinë

DUA LIPA. 09.08.2016 Germia Parkne Prishtine. Biiletat shiten ne te gjitha pikat e Z Mobile ne Kosove, dhe lokalet ne:
Prishtine: Bon Vivant, Soma, CheBar, Guest, Matisse, Lulu’s, Morena Bar, Papillon, Lounge i Vogel, Strip Depot, Bukatore Dita
Peje: Soho Bar, Dio
Prizren: Fellaz, Kafiq, Kinezi, Qarshia
Gjakove: Cacoo, Del House
Mitrovice: Bar Code
Gjilan: Imprevu, Tribeca, Taboo Bar, Soho, Koha bar
Ferizaj: Coco Lounge, French Lounge
Per bileta jasht Kosoves: RaveTravel

Këngëtarja e famshme, Dua Lipa ka deklaruar se me koncertin e nesërm dëshiron që të jap diçka për vendin e saj. Ajo ka thënë se në koncertin humanitar që do të mbahet sot në Prishtinë, do të përformoj shumicën e këngëve prej albumit që ende nuk janë dëgjuar. 

Dula Lipa po ashtu ka thënë se sërish do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut të saj nëpër Evropë, i cili pritet të fillojë në muajin shkurt.Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës në kampin e natyrës të World Wide Fund for Nature Adria në Parkun Gërmia, ku bëri hapjen e kampit Uji, kamp që do të zgjasë nga 8 gushti deri më 12 gusht. Ky është kampi i dytë që WWF Adria, organizon në partneritet me organizatën jo-qeveritare Toka dhe komunën e Prishtinës.

Lipa foli me më shume se 40 fëmijë që po marrin pjesë në kamp, dhe u përgjigj në pyetjet e tyre rreth karrierës së saj si këngëtare.

Lipa e pyetur se nga merr frymëzimin e saj për të kënduar, tha se babai i saj është këngëtar dhe e ka inspiruar për të kënduar.

˝Unë kam këndu prej një moshë shumë të re, babin e kam këngëtar, dhe gjithë jam inspiru prej që kam qenë shumë e vogël, por e kam marrë seriozisht në moshën 15 vjeçare, pasi jam kthyer në Londër,˝ shtoj Lipa.

Lipa ka lindur në Londër, por dy prindërit e saj janë shqiptarë nga Kosova, dhe ajo nuk hezitojë që të theksojë se sa krenare është me vendlindjen e prindërve të saj, që edhe ajo e quan vend i saj.

˝Jam nga Kosova, nga Prishtina, ky është vendi jem dhe kam qef me ju kallxu njerëzve prej nga jam, edhe për atë arsye unë vijë këtu,˝ tha Lipa.

Kur u pyet se a do të vijë përsëri me këndu në Kosovë, ajo tha se Kosova do të jetë pjesë e turnesë së saj Evropiane, pasi ta publikoj albumin e ri në shkurt.

˝Po, gjithqysh do të vijë, albumi jem del në muajin shkurt, kështu që mendoj se pasi ta nisi me ba turnetë Evropiane, dua me ardhe prapë këtu, që me mujt me performu krejt albumin për juve, edhe atëhere i dini edhe kangët,˝ tha Lipa.

Lipa do të mbajë koncert për bamirësi nesër në Parkun Gërmia . Ajo theksojë se me këtë koncert po dëshiron që të jepe diçka për vendin e saj.

˝Për momentin kam me i performu shumicën e kangëve prej albumit që ju hala nuk i keni ndëgju, do mundohem me ju dhanë performancën ma të mirë që mundem,˝ tha Lipa./KosovaPress.