Kampanja bamires We Love You Noli.

Sonte në Londër që nga ora 21.00, në pabin “The Queen’s Arms” do të mbahet një mbrëmje bamirësie, përmes së cilës përkujtohet jeta e Noli Rrahmanit, i cili dy muaj më parë ndërroi jetë në Londër pas diagnostifikimit nga sëmundja e kancerit.

Në këtë mbrëmje do të mblidhen mjetet financiare nga auksioni i gjërave të dhuruara për shërimin e vogëlushit Omer Bajram Memeti nga Kosova. Mbrëmja që organizohet nga vëllai i Nolit, Asdreni, është mbështetur edhe nga ylli i muzikës botërore, Rita Ora.

Njëri nga organizatorët e kësaj mbrëmjeje vëllai i Nolit, Asdren Rrahmani, thotë për Telegrafin: “Kjo do të ishte edhe dëshira e Nolit, që në emër të tij të ndihmohen fëmijët e prekur nga kanceri. Noli ka qenë edhe punëtor social dhe është marrë pikërisht me fëmijët dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Ai ka qenë shumë i afërt dhe i dashur tek ta. Ndaj, është nder për mua që ta vazhdoi atë që Noli kishte bërë me vite”.

Mbrëmja do të mbledh shumë bashkatdhetarë të cilët jetojnë në Angli. Aty do të ketë edhe perforime “live” nga grupi “The BeatLess”, nga këngëtari Hasan Buçinca, si dhe recitime poezish dhe thënieve të ndryshme nga artistja Teuta Skenderi.

Gjithashtu, gjatë mbrëmjes do të mbahet ankandi i gjërave të ndryshme të dhuruara enkas për këtë rast, nga personalitete të shquara artistësh shqiptarë. Artistët të cilët dhuruan disa nga gjërat e tyre personale, janë: Rita Ora. Altuna Sejdiu Tuna, Cozman, Afërdita Paçarada, si dhe i riu Art Badivuku nga Londra.

Mjetet nga shitja e gjësendeve në ankand, si dhe nga mbledhja e donacioneve, do të derdhen në xhirollogarinë e fëmijës Omer Bajram Mehmeti i cili po ashtu vuan nga sëmundja e kancerit dhe i cili momentalisht gjendet në shërim në Gjermani.

Iniciativa “Love Noli” do të regjistrohet si Organizatë Bamirëse në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të ardhmen do të organizojë evenimente të tilla edhe në Kosovë në përkrahje të fëmijëve të prekur nga sëmundja e kancerit në Kosovë, si dhe në ngritjen e vetëdijes së shoqërisë sonë se kjo sëmundje mund ta prek secilin nga ne pavarësisht nga mosha, gjinia apo mënyra e jetesës.

“Ne si shoqëri duhet të jemi të gatshëm që rastet e tilla t’i përkrahim ata dhe t’ju dalim në ndihmë”, thotë Asdreni. /Telegrafi/

Për ta mbështetur iniciativën e Asdren Rrahmanit dhe për ta plotësuar dëshirën e Nolit, të gjithë mund të ndihmojnë duke derdhur mjete në këtë llogari:

Bajram Memeti
Raiffeisen Bank: 1507011001377046
Sëift Code: RBKOXKPR

Për më shumë, vizitojeni faqen “Love Noli” KËTU. Aty mund t’i shihni edhe artikujt e dhuruar nga Rita Ora, Tuna, Cozman… si dhe gjësendet që ishin në pronësi të Nolit të ndjerë e që dedikohen për këtë ndërmarrje humanitare.

Burimi: Telegrafi.com

Informata dhe adresa rreth pabit Queens Arms:
https://www.facebook.com/QueensArmsNW