Taborri i kampanjes "Jo", duke festuar menjehere pas shpalljes se rezultateve ne Glasgow.

Taborri i kampanjes “Jo”, duke festuar menjehere pas shpalljes se rezultateve ne Glasgow.


Dje gjatë referendumit të pavarësisë, Skocia votoi që të vazhdoj qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar, pasi që votuesit vendosmërisht refuzuan pavarësinë. Nga rezultatet e votimit nga 32 rrethet e Skocisë, kampanja “Jo” fitoi 2,001,926 vota, kurse taborri “Po” 1,617,989 vota.

Kryemnistri i Skocisë, Alex Salmond, thirri për unitet dhe kërkoi nga partitë unioniste që këtij vendi t’i japin më shumë pushtet ashtu siç kishin premtuar.

Ndërsa kryeminsitri i MB-së, David Cameron, tha se ishte shumë i gëzuar që MB do të mbetet e bashkuar dhe tha se premtimet për më shumë pushtet Skocisë do të respektohen.

Zt Cameron tha se ky debat tashmë është rehatuar për një gjeneratë, apo siç tha Alex Salmond: “Ndoshta për një kohë shumë të gjatë”.

[Burimi: BBC]