Dje, artisti shqiptar nga Kosova i cili jeton në New York, Sislej Xhafa, organizoi një performansë në Oxford të Anglisë duke paguar njerëz të papunë që të shtyjnë një autobus. Autobusi i mbuluar me ngjyrë reflektuese u shty nga të papunët në Cornmarket Street të këtij qyteti.

Sislej Xhafës i është dhënë leja që të sjellë automjetin në këtë rrugë të ngarkuar për perfomansën rreth “kompleksiteteve të turizmit” të quajtur autobusi elegant i sëmurë.

Galeria Modern Art Oxofrd pagoi shtyesit e autobusit nga £15 për pjesëmarrjen e tyre që zgjati një orë.

Autobusi reflektues që së pari u paraqit në Stamboll në vitin 2001, ishte caktuar të shtyhej nëpër Cornmarket Street, me motor të çkyqur, deri në Oxford Castle në New Street, ku do të qëndroj i ekspozuar deri me 21 qershor 2009.

Xhafa i cili është 38 vjeç ka ekspozuar shpesh në Evropë, Azi dhe Amerikë, dhe specializon në skulpturë, pikturë dhe performansë.

Ai tha “Vepra ime, autobusi elegant i sëmurë, vë në pyetje kompleksitetet e turizmit dhe fenomenit ekonomik të tij.

“E shoh autobusin si një mjet të turizmit që reflekton ambientin.”

Suzanne Cotler, kuratore e ekspozitës “Transmission Interrupted”, tha: “Sislej Xhafa është një artist bashkëkohor i vlerësuar për veprat e tija me imagjinatë të lartë në arenën publike.

Ekspozita në Pembroke Street Gallery, do të qëndroj e hapur deri me 21 qershor.

Burimi:
http://www.oxfordmail.co.uk/news/4256586.On_the_dole__Then_you_can_push_my_bus/

Lidhëza:
http://www.modernartoxford.org.uk/Exhibitions/

http://www.guardian.co.uk/artanddesign/2009/apr/17/exhibitionist-art-shows-this-week