Është vështirë që të përcaktohet se si votuan shqiptarët e Britanisë në zgjedhjet e përgjithshme britanike të 6 majit, por sipas një ankete të vogël që bëmë del se shumica e shqiptarëve preferojnë Laburistët.

Kjo nuk është për tu çuditur kur merret parasysh fakti se ishte partia Laburiste me Tony Blair-in që sensibilizuan çështjen e Kosovës, që kulmoj në çlirimin dhe shpalljen e pavarësisë së saj. Komuniteti shqiptaro-britanik kurrë nuk do ta harroj këtë.

Sipas anketës 54% të pjesëtarëve të komunitetit tonë votuan për Laburistët, 17% për Konzervativët, 25% për Liberal Demokratët dhe 4% për partitë tjera. Pasqyra kombëtare e votave është si vijon: 29% Laburistët, 36% Konzervativët, 23% Liberal Demokratët dhe 12% partitë tjera.

Më poshtë keni grafe tjera të nxjerra nga anketa.