Në eveningnews24.co.uk u shkrua rreth vdekjes s së Chanice Ward (29), ish-ushtare britanike, e cila kishte shërbyer edhe në Kosovë dhe tmerret që kishte parë atje kishin ndikuar që ajo më vonë të sëmuret nga PTSD (Post Traumatic Stress Disorder) që edhe e çoi të bëjë vetëvrasje.

Babai i të ndjerës tregon se si Chanice kishte vuajtur nga kjo sëmundje, shkaktuar nga shërbimi ushtarak i saj dhe që ai beson është shkak i vetëvrasjes së saj.

Më herët gjatë këtij viti ajo kishte folur për Evening News rreth eksperiencave të tmerrshme gjatë shërbimit në Kosovë dhe Bosnje. Ajo kishte shërbyer për gjashtë vite në Roayl Medical Corps, nga viti 1998 deri në vitin 2003, dhe kishte fituar medalje për punën e saj në Ballkan. Me 3 prill të këtij viti u gjet e vdekur në karvanin në të cilin po jetonte me qira.

Burimi:
http://www.eveningnews24.co.uk/content/News/story.aspx?brand=ENOnline&category=News&tBrand=enonline&tCategory=news&itemid=NOED21%20Apr%202009%2008%3A25%3A51%3A760