topalli

Një njeri i goditur me armë zjarri nga afër tregon se si e kishte shpëtuar jetën e tij derisa të tjerët rreth tij ishin shtangur.

Një duzinë e grimcave të saçmës kishin shpuar gjoksin e Alban Topallit, duke depërtuar nëpër mushkërinë e tij të djathtë dhe gati i kishin goditur zemrën.

Ky mekanik 29 vjecar nga Ilford-i i Anglisë u zvarrit në garazhin ku ai dhe babai i tij po punonin dhe me letër kuzhine mbylli vrima nga të cilat dilte gjaku, deri sa luftonte qe te mos humbiste vetëdijen.

Mjekët i kishin thënë se këto akcione ia kishin shpëtuar jetën.

Zt Topalli i cili ka frikë që tërë jetën mund të mbetet i sakatosur tha: “Gjëja e parë që më shkoj në mend ishte ‘mos paniko’.

“Kur gjaku filloi të më dilte nga goja, ia arrita që të kontrolloj plagën duke qitur leckë kuzhine në të.

“Kur të gjithë të pranishmit në garazh e panë këtë, ata panikuan. Une vetë e thirra ambulancën sepe të gjithë të tjerët ishin të tmerruar.

“Unë po qëndroja zgjuar duke inkurajuar veten. Nuk doja që të vdisja.”

Ai i kaloj 11 dite në spitalet Royal London Hospital, në Whitechapel, dhe St Bartholomew Hospital pas sulmit në Cann Hall Road, Leytonstone në Londër.

Disa nga grimcat e saçmës i janë hequr nga mjekët por disa i ka ende në trup.

Zt Topalli tha: “Kam problem me frymarrje, por problemi më i madh është humbja e konfidencës. Nuk kam dëshirë që të dal jashtë dhe të shkoj në punishte. Nuk ndihem lirshëm aspak.

“Cka do të mendonte dorasi nëse dikush do ta kishte qëlluar atë para familjes së tij?”

Zt Topalli tha se dorasi iu kishte afruar atij pas një zënke aty afër dhe i kishte thënë, “I’m going to f*****ng shoot you,” më heret ai ju kishte përgjegjur “pse?”

Dorasi përshkruhet si zezak, i moshtës rreth 24 vjeçe, i gjatë rreth 180cm, i hollë dhe flokë dhe sy të zezë me tesha ngjyrë hiri, dhe besohet të kishte ikur me një makinë Ford Focus të zezë.

Cdonjëri me informata rreth këtij sulmi që ndodhi me 11 prill, mund të thërras Crimestoppers anonimisht në këtë numër 0800 555 111.

Burimi:
http://tinyurl.com/q5qfvp