Vendgjarja e vrasjes se Nezir Golajt ne Hendon Way te Londres

Vendgjarja e vrasjes se Nezir Golajt ne Hendon Way te Londres

Shqiptari nga Kosova i cili akuzohet për 2 vrasje dhe një tentim vrasje që ndodhën vjet në Londër në muajin korrik, nuk pranon akuzat.

Hajdar Kasumaj (50) nga Enfield-i i Anglisë u paraqit dje në gjyqin e krimeve të rënda Old Bailey ku nuk i pranoi akuzat për vrasjen e Nezir Golajt (45) dhe Osman Grbic-it (58) me 8 dhe 9 korrik të vitit 2010.

Kasumaj akuzohet gjithashtu edhe për tentim vrasjeje ndaj një personi të tretë i cili u qëllua me armë zjarri në Wightman Road në Hornsey të Londrës me 9 korrik.

Ai sot në Old Bailey tha se ishte i pafajshëm dhe gjykimi do të filloj me 30 gusht 2011.

Burimi:
http://www.times-series.co.uk/news/8777860.Kosovan_denies_double_murder/

Lidhëz:
http://www.ukalbanians.net/vritet-nezir-golaj-ne-londer/