Të  inspiruar dhe në vazhdimësi të aktiviteteve nga shqiptarët e Londrës, për mbështetje të familjeve të varfëra në Kosovë, shoqata KULtura e shqiptarëve të Zvicrës me datën 2 dhjetor 2016 në ora 19:00, organizojnë Galla Mbrëmjen Humanitare që do mbahet në Restaurant Salmen, Uitikonerstr. 17, 8952 Schlieren.

Fitimi dhe donacionet tuaja gjatë kësaj mbrëmje u dedikohen drejtpërsëdrejti familjeve në varfëri të skajshme në Kosovë.

Krahas aperos dhe darkës festive, mbrëmja e mbështetur nga emisioni Radar do transmetohet drejtpërsëdrejti në TV Dukagjini dhe përcillet nga një program i përzgjedhur artistik me artistë të njohur si Sejat Jakupi (Telex), Hana Cakuli, Besa Llugiqi (përcjellë nga maestro Valton Beqiri), Adelina Emini, Ansambli “Shota” nga Aargau e udhëhequr nga Agron Bajrami, Labinot Rexha, Nita Latifi, e të tjerë.

Info: kultura.verein@hotmail.com

Njëkohësisht i ftojmë bizneset që përmes sponzorimit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmje humanitare të na kontaktojnë në e-mail adresën e lartëshënuar.

Ardhja juaj na nderon pa masë

https://www.facebook.com/groups/kultura.verein/