Shqiptare te Britanise gjate mbremjes bamirese ne pabin Queens Arms te Londres

Shqiptare te Britanise gjate mbremjes bamirese ne pabin Queens Arms te Londres

Dy ngjarje qe u mbajtën në Londër, njëra me 28 nëntor dhe tjetra me 26 dhjetor u mblodhën 16,000 euro nga të cilat do të përfitojnë rreth 60 familje tejet të varfëra të Kosovës.

Basketistat event, London

Basketistat, mbremja bamirese me 28 nentor

Ngjarja e parë u mbajt nga shoqata joformale Basketistat, të cilët mblodhën rreth 7000 euro që zakonisht ua ndajnë familjeve të varfëra të ish-minatorëve shqiptarë të kësaj treve. Kjo është një ngjarje bamirëse e cila organizohet tash sa vite për Ditën e Flamurit nga ky grup i profesionistëve shqiptarë, të cilët jetojnë kryesisht në Londër.

Aktivistet e Londres veriore gjate mremjes bamirese ne pabin Queens Arms

Aktivistet e Londres veriore gjate mbremjes bamirese ne pabin Queens Arms

Ngjarja e dytë u organizua nga disa aktivistë të komunitetit shqiptar të Londrës Veriore së bashku me emisionin Radar të Radio Dukagjinit. Këta aktivistë ia arritën që për një mbrëmje, të organizuar në pabin Queens Arms të Londrës, të mbledhin rreth 9000 euro për 30 familje të varfëra të Kosovës, si dhe ia arritën të sigurojnë donatorë të cilët do të vazhdojnë t’i ndihmojnë këtyre familjeve për gjashtë muajt e ardhshëm.

Patjetër se këto ndihma do të sjellin sado pak një buzëqeshje dhe lehtësim për këto familje për Vit të Ri, të cilat jetojnë në një varfëri ekstreme dhe kushte tejet të vështira jetese.