Shqiptarët e Britanisë mblodhën 7,600 Euro për Shoqatën Humanitare Kaçanikase

Shqiptarët e Britanisë mblodhën 7,600 Euro për Shoqatën Humanitare Kaçanikase

Sipas organizatorëve të një mbrëmjeje humanitare, Bashkim Reçit, Isamedin Zharkut dhe Selim Rakës, që u mbajt me 28 qershor 2015 në Londër,  bashkatdhetarët tanë në Britani kanë mbledhur fonde për Shoqatën Humanitare Kaçanikase me vlerë prej 6,200 Euro dhe nga bizneset shqiptar Carpe Diem, The Queens Arms dhe punëtorët e Prezzo Restaurant në Euston të Londrës, u mblodhën rreth 1000 paund.

Nga Kosova enkas për këtë mbrëmje kishte ardhur kryetari i Shoqatës Humanitare Kaçanikase, Kadri Dogani.

Falenderimet për kontribut në këtë mbrëmje i shkojnë edhe këngëtareve dhe muzikantëve Nexhat Jaha, Abedin Zenunit, Gëzim Shkrelit, Sadie Zharkut, Ejup Rexhës, Faton dhe Magbule Bakollit, Burim Halimi Statovcit, Buq Abrashit, Blerim Hajdarit, Isamedin dhe Vigan Zharkit.

Poashtu mbrëmjen e zbukuruan dhe raspodët e njohur nga Londra: Gëzim Morina dhe Ylli Shuti.

Falenderohet për ndihmën edhe Abedin Bajraktari dhe mysafirët të cilët e nderuan mbrëmjen: Mustafë Avdiu nga Konsulata e Republikës së Kosovës, Lutfi Vata nga Shoqata Ardhmëria, Maliq Vllasaliu kryetar për komunitetin shqiptar në Harrow, shkrimtari Ruzhi Jata, Xhevat Morina si dhe biznismenët e suksesëshëm si Eqrem Ratkoceri, Kastriot Kuqi, Fadili G dhe Afrim Alidemi.

Ndërsa programin humanitar e udhëhoqën: Adelina T Badivuku dhe Bashkim Reçi.