Kryeministri i Shqiperise dhe kryeministri i Kosoves inagurojne hapjen e tunelit te pare te rruges Rreshen – Kalimash
Sot, Kryeministri Berisha, së bashku me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha, Ministrin e Punëve Publike, Transporteve dhe telekomunikacionit Sokol Olldashi. (24-ore.com)

Shqipëri: Inaugurohet tuneli i Kalimashit, pjesë e rrugës Durrës – Morinë
Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaci u takuan sot në mesin e tunelit të Kalimashit, pas rrëzimit edhe të pengesës së fundit që shënoi bashkimin e të dy anëve të tij. (VOA shqip)

Berisha-Thaçi: Përuruam tunelin e bashkimit të kombit
KALIMASH- Tunel i bashkimit të kombit, e kanë quajtur kryeministrat Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, tunelin e Kalimashit, në mes të të cilit u takuan mesditën e sotme, duke shënuar edhe hapjen zyrtare të tij.

“Dëshiroj t’u përshëndes të gjithëve përzemërsisht dhe të ndaj me ju gëzimin e madh të shndërrimit sot në këtë moment të një ëndrre gjithshqiptare në një realitet”.

Kështu e ka nisur fjalën e tij kryeministri Berisha, pas përurimit të tunelit në Kalimash, gjatë konferencës për shtyp që mbajti së bashku me kreun e shtetit të Kosovës, Thaçi.

“Sot inauguruam tunelin që bashkoi jo vetëm shqiptarët, por me shërbimet që ofron në fushën e transportit e qarkullimit i bashkon më shumë me rajonin, maqedonasit, serbët bullgarët. Tuneli, do të bëjë që brigjet e Shqipërisë e portet e saj t’i shërbejnë, jo vetëm shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë, por të gjithë kombeve të rajonit”- tha Berisha, duke e konsideruar këtë ndërtim, një nga kryeveprat në fushën e ndërtimit në Europë dhe më gjerë. (Shekulli Online)

Përurohet tuneli që lidh Shqipërinë me Kosovën
Rrëzohet muri që ‘ndante’ Shqipërinë me Kosovën dhe shënon hapjen zyrtare tuneli i Kalimashit. Kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ai kosovar Hashim Thaçi janë takuar mes tyre në mes të tunelit të Kalimashit, duke bërë në këtë mënyrë edhe inaugurimin e kësaj pjese të autostradës Durrës-Kukës-Prishtinë. (telegrafi.com)