Wizz Air cabin

Wizz Air - imazh ilustrues

Wizz Air, një kompani kjo hungareze e fluturimeve të lira, të shtunën që iku i la pasagjerët që të presin 6 orë e gjysmë në aeroportin e Luton-it në Angli.

Në mesin e udhëtarëve ka edhe shumë shqiptarë nga Kosova, por edhe nga tokat tjera shqiptare, të cilët e kanë përzgjedhur këtë kompani që të udhëtojnë më lirë.

Por siç thotë populli “edhe mirë edhe lirë nuk ka”; aeroplani e kishte të caktuar të nisej në ora 14:30 por u nise tek në ora 20:51. Arsyet e kësaj vonese ishin problemet teknike në aeroplan por edhe ardhja e vonshme e aeroplanit në pistë.

Stafi u tha pasagjerëve se sistemi elektronik i aeroplanit ka nevojë për “ristartim” por kjo zgjati aq shumë sa shumë udhëtarë hoqën dorë nga udhëtimi, kurse pati edhe ankesa të zëshme nga disa pasagjerë, sidomos nga ata që ishin me fëmijë.

Frustrimi i pasagjerëve mund të shihet edhe në Facebook. Kaltrina A. shkruan: “wizz air u suck. 3hour wait…qkaaa tkom bo ty vlla?”, kurse Faton P. shkruan “Faji i WizzAir-it tash krejt pushimi ka me m’shku 6 orë përmas.”