Gjyqi Chelmsford Crown Court

Gjyqi Chelmsford Crown Court

Familja e Urim Ramës, i cili vdiq pasi që u grushtua në kokë, kritikuan faktin që vrasësi i tij pranoj fajësinë por tha se ishte një vrasje pa paramendim.

I ndjeri i cili ishte 26 vjeç kur u vra, erdhi në Angli para 15 viteve. Ai në natën kur u vra, me 19 gusht të këtij viti rreth orës 3 të mëngjesit, kishte dalur me shokët e tij në Chelmsford dhe kishte tentuar të ndalonte një zënkë në rrugën Duke Street të këtij qyteti.

I inatosur nga tentimi paqëbërës i Zt Ramës, Jamie Waters (29 vjeç) nga Canvey Island iu ofrua Zt Ramës dhe e grushtoi atë në kokë.

Si rezultat i kësaj goditjeje, Zt Rama u rrëzua pa ndjenja, ra në tokë dhe goditi trotuarin me kokë, gjë që i shkaktoi traumë të rëndë të trurit dhe e mbyti.

Para dy dite në gjyqin Chelmsford Crown Court, Waters nuk e pranoi fajësinë e vrasjes me paramendim por e pranoj fajësinë e vrasjes pa paramendim.

Nëna e Zt Ramës, Bukurije Rama (57 vjeçe), e cila erdhi nga Shqipëria që të merrte pjesë në këtë seancë gjyqësore, u shokua pasi që akuza kundër Waters-it për vrasje u hodh poshtë pasi që ai kishte pranuar fajësinë për vrasje pa paramendim.

“Ne ende nuk po mundemi të besojmë. Ky nuk është një rezultat i mirë për ne pasi që ai nuk e pranoi fajësinë ashtu siç u desht.

“Ajo çka ndodhi nuk ishte me fajin e Urimit – ai po ndihmonte të tjerët. Ai ishte vëlla i çdokujt.”

Waters do të dënohet në nëntor të këtij viti.

Burimi:
http://www.thisistotalessex.co.uk/Canvey-Island-man-Jamie-Waters-pleads-guilty/story-17109443-detail/story.html