Fatjon Kapri

Fatjon Kapri

Vrasësit të dënuar, Fatjon Kaprit, i cili u zbulua duke bërë jetë të dyfishtë në Glasgow të Skotlandës si punëtor në një dyqan ku shitet peshk me patate të skuqura, iu lejua qëndrimi në Britani.

Gjyqi suprem i MB-së e ka përmbysur vendimin e Gjyqit të Apeleve të Edinburgh-ut që Fatjon Kapri të ekstradohet në Shqipëri.

Ai kishte ikur në Glasgow pasi që gjoja kishte therrur për vdekje një njeri në Londër në vitin 2001 dhe kishte filluar të punonte në dyqanin Blue Lagoon Fish and Chips në Gordon Street të qendrës së qytetit.

Deri sa punonte aty kishte përdorur një identitet të rremë maqedon, Sadiku Saymire, dhe kishte filluar të kishte marrëdhënie me një kolege.

Megjithatë ai kishte qenë i dënuar me 22 vite burgim në mungesë në Elbasan në vitin 2002, për vrasjen e një shqiptari me emrin Ylli Pepa.

Autoritetet shqiptare kishin kërkuar nga britanikët që ta ekstradonin Kaprin në Shqipëri por ai kishte ikur nga Londra.

Në vitin 2010 ai ishte zbuluar në Galsgow dhe ishte arrestuar. Pas shumë proceseve të gjata gjyqësore ai fitoj të drejtën e qëndrimit në Britani pasi që Gjyqi Suprem kishte pranuar argumentet e mbrojtësve të Kaprit se “sistemi gjyqësor në Shqipëri ishte sistematikisht i korruptuar”.

Kapri vazhdon të qëndroj i burgosur.

Burimi:
http://www.heraldscotland.com/news/home-news/convicted-killer-wins-human-rights-battle-to-stay-in-the-uk.21567417