Imazh ilustrues ne lidhje me hipotermi

Imazh ilustrues ne lidhje me hipotermi

Eksperti i mbijetesës, Brett Day, tha se do të ishte mrekulli nëse dy shqiptarët që u hodhën në detë nga trageti para një jave, afër qytetit Harwich të Anglisë, të kenë mbijetuar.

Dy shqiptarë duke tentuar t’i shmangeshin deportimit u hodhën në detë nga trageti Stena Britannica sapo ky traget filloi udhëtimin nga Harwich-i për në Hollandë në ora 9.45, sot një javë.

Zt Day, i cili është ish-ushtar i njësitit Kërkim dhe Shpëtim të RAF-it, tha se këta njerëz do t’i kishin 4-10 minuta në dispozicion që të mbijetojnë.

Ai tha: “Sapo që temperatura e trupit, e cila zakonisht është 36 deri 37 shkallë, arrinë në 27 deri në 30 shkallë, muskujt fillon t’i kapë ngërçi dhe të tensionohen.

“Kjo e ndërprenë notimin ose edhe qëndrimin në sipërfaqe të ujit, është një shuarje totale dhe kemi të bëjmë me një hipotermi të rëndë.

“Do të ishte mrekulli nëse ata do ta kishin mbijetuar këtë.”

Vegëza:
http://www.ukalbanians.net/sq/shqip-dyshohet-qe-dy-te-deportuarit-nga-anglia-qe-u-hodhen-ne-det-nga-trageti-te-jene-shqiptare/

Përkthyer dhe përshtatur nga:
http://www.harwichandmanningtreestandard.co.uk/news/11042404.Survival_expert_speaks_about_ferry_jumpers/?ref=var_0