Kerkohet shofer per ambasaden e Kosoves ne Britani.

Republika e Kosovës – Ministria e Punëve të Jashtme Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Londër.

KONKURS për vend të lirë pune:

Pozita: Shofer
Punëdhënësi: Ambasada e Republikës së Kosovës – Londër
Kohëzgjatja e kontratës: Një vit (me mundësi vazhdimi) me një periudhë provuese prej 3 muajsh
Dita e fundit e aplikimit: 05.02.2013

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e Shefit të misionit Diplomatik apo Zyrtarit të Ambasadës, kryen detyrat dhe përgjegjësitë si më poshtë:

– Ofron shërbime të vozitjes për Ambasadorin/Shefin e Misionit sipas nevojave të përcaktuara me ligj; zyrtarin kryesor konsullor ose personelin tjetër konsullor sipas kërkesës;
– Vozitësi duhet të jetë në gjendje që të kryejë riparime të vogla dhe siguron që automjeti të jetë i pastër dhe në gjendje të mirë;
– Duhet të jetë në gjendje që menjëherë pas thirrjes nga Ambasadori/Shefi i Misionit ose zyrtari kryesor konsullor të ofrojë mbështetje për vozitje për detyra zyrtare në mbrëmje ose gjatë fundjavës;
– Duhet të jetë në dispozicion për vizita zyrtare;
– Kryerja e funksioneve rutinore të postës dhe të korrierit, shpërndarja dhe regjistrimi i postës diplomatike, transportit të mallrave dhe ngarkesa të tjera;
– Blerjet dhe furnizimeve për ambasadë, konsullatë ose rezidencën zyrtare;
– Mbajtja e librit të shënimeve për kilometrazhin e automjeteve, të riparimeve, të licencave dhe lejeve, si dhe dokumentacioneve të tjera;
– Është përgjegjës për dëmet e shkaktuara në automjet nga pakujdesia apo mospërshtatja e kushteve të komunikacionit;
– Sigurohet që të gjitha veprimet të jenë në pajtim me rregullat dhe rregulloret në rastin e përfshirjes në aksident/incident trafiku;
– Kryerja e detyrave të tjera zakonisht të caktuara për Asistentin Administrativ/Sekretarin.

Kriteret dhe kushtet e nevojshme

– Kandidati duhet ta ketë të kryer shkollën e mesme përkatëse ose ekuivalente;
– Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës apo shtetas ose banor i përhershëm i shtetit pranues;
– Kandidati duhet të ketë patentë shoferi valide (të vlefshme) për shtetin pranues dhe pa pikë negative (clean driver’s licence);
– Të ketë patentën e shoferit së paku që 3 vjet;
– Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion, të ketë etikë në punë dhe integritet të lartë pune;
– Kandidati duhet të jetë në gjendje të punojë me orar fleksibil të punës;
– Kërkohet njohja e gjuhës së vendit ku shërben, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera është përparësi.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

– CV-në;
– Kopjen e patentë shoferit dhe të letërnjoftimit;
– Kopjet e kualifikimit-diplomës;
– Refernacë të punës dhe një letër motivuese;
– Çertifikatën nga mjeku për gjendjen shëndetësore;
– Çertifikaten se nuk janë nën hetime nga autoritetet e shtetit pranues;
Këto dokumente mund të dërgohen përmes postës ne adresën.

The Embassy of the Republic of Kosovo
100 Pall Mall
London SW1Y 5NQ
UK

Dokumentet i dërgoni fotokopje sepse të njëjtat nuk kthehen. Ose të skenuara në: embassy.uk@rks-gov.net.

Burimi:
http://www.kosovoembassy.org.uk/?page=1,25