Baronesha Thatcher, 1925 - 2013

Baronesha Thatcher, 1925 – 2013

Sot, në moshën 87 vjeçe, vdiq ish-kryeministresha e Britanisë, Baronesha Margaret Thatcher.

Kryeministri Cameron e quajti ate një “britanike të madhe” kurse Mbretëresha tha se ishe trishtuar nga vdekja e saj.

Lady Thatcher ishe kryeministre Konzervative prej vitit 1979 deri në vitin 1990. Ishte femra e parë kryeministre në historinë e Britanisë.

Qeveria e saj privatizoi shumë industri shtetërore dhe u konfrontua me sindikatat e punëtorëve për një vit, gjatë viteve 1984-1985. Ajo ishte gjithashtu në fuqi kur Britanija luftoi dhe fitoi kundër Argjentinës rreth Ishujve Falklands në vitin 1982.

Ajo i mbijetoj një tentim atentati organizuar nga IRA në vitin 1984, gjatë konferencës vjetore të Paritsë Konzervative në Brighton.

Gjatë viteve të fundit të qeverisjes së saj ajo po bëhej dita ditës më shumë euro-skeptike. Ajo konsiderohet si njëra nga figurat kyçe të rënies së komunizmit në Evropën lindore.

Ajo dha dorëheqje në vitin 1990 pasi që dështoi të mundte Michael Heseltine-in me vota të mjaftueshme që ta ndaloj sfidimin e lidershipit të tij që të kaloj në raundin e dytë.

Rreth luftës së Kosovës në vitin 1999 ajo pat thënë: “Kosovës duhet t’i ipet pavarësia, fillimisht nën protektoratin ndërkombëtar. Dhe nuk duhet të ketë ndarje (territori), një plan ky që ca zëra të zhurmshëm po i japin krah. Ndarja do të shërbente vetëm si shpërblim i dhunës dhe pastrimit etnik. Do të ishte pranim i humbjes. Dhe mua nuk më bëjnë aspak përshtypje thirrjet serbe që të mbajnë nën kontroll shumicën e Kosovës për shkak se aty janë objektet e tyre të shenjta. Këto kërkesa po vijnë nga ata të cilët sistematikisht rrafshuan kishat katolike dhe xhamitë myslimane kudo që shkelën, ky argument është aq cinik sa që kalon gati në blasfemi.”

Burime:
http://www.bbc.co.uk/news/uk-politics-22067155
http://www.newamericancentury.org/kosovothatcherapr3099.htm