Aeroplani i demtuar i James Berishes ne Sudan

Aeroplani i demtuar i James Berishes ne Sudan

Pas aksidentit dhe shpetimit-mrekulli të  pilotit James Berisha në Sudan para ca dite, ai ende është në vendin e njëjtë. Aeroplanin e kanë sjelle në minierën ku është vendosë përkohësisht edhe Jamesi.

Sipas Zt Abdurrahim Halimit, dje,  shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Sudan e kane vënë atë në kontakt më një shqiptar tjetër nga Kosova, Nysretin, i cili tash 20 vite punon në Sudan dhe ka aeroplanët e tij bujqësor si dhe ka kontakte me Aviacionin Civil të Sudanit, por ai momentalisht gjendet ne Kosove. Jamesi tash është në biseda me Nysretin në lidhje me mundësinë e sjelljes së motorit të ri në Sudan dhe të një ekipi që do ta bënte montimin e tij.

Kjo sigurisht do t’i marrë kohë së paku 2-3 javë dhe për këtë arsye Jamesi me siguri do të shkoj në Khartoum për pak ditë e ndoshta edhe do të kthehet ne Kosovë me linje civile deri sa t’i rregullohet aeroplani. Të gjitha këto nuk janë 100% të sigurta, sepse edhe pasi të rregullohet aeroplani i duhet te bëjë një fluturim testues në mënyre që autoritetet e Sudanit t’i japin leje për fluturim nga ai vend.

Sot pritet ardhja e J.Berishës në Khartoum dhe sipas informatave të fundit motori i aeroplanit duhet të ç’montohet dhe të sillet motori i ri qe të montohet. Motori i ri kushton dikun 30.000$ pa i llogaritur shpenzimet e transportit dhe largimit të motorit të vjetër dhe vendosja e atij të ri.

Shqiptarët e Sudanit janë duke e qarkulluar një email tek të gjithë shqiptarët që punojnë në UN, nëpër misionet e ndryshme, në mënyrë që t’i ndihmojnë këtij misioni pozitiv për Kosovën,  sepse siç tha edhe Zt Halimi: “për ne që jemi në Sudan (kjo) është  (një ngarkesë) shumë e madhe dhe nuk do të mundemi vetë ta përballojmë këtë. Gjerë më tani ka një dëshirë tek të gjithë që t’i ndihmohet, por të shohim se deri ku do të arrijmë.”

Sipas Zt Halimit qeveria e Kosovës ka gjasa të ndajë një ndihmë prej 10,000 eurove për kampanjën e James Berishës, por kjo ende nuk është konfirmuar. Kjo kampanjë ka nevojë për ndihmën tuaj kudo që jeni, dhe kushdo mund ta bëjë këtë nëpërmjet http://www.flyingforkosovo.com.

Falenderojmë Fatos Berishën nga Londra i cili i përcjelli këto informata për publik.

Lidheza:
http://www.flyingforkosovo.com/?p=2629
http://www.ukalbanians.net/sq/james-berisha-is-alive-and-well/