Shkroi: Entela Resuli (Fragmente nga artikulli origjinal publikuar në Shekulli.com.al)

Jona është nga Erseka dhe prej dhjetë vitesh jeton në Londër, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme, por po të vazhdojmë më tej… Jona Meçe, jo vetëm që jeton në Londër, por edhe punon një nga lokalet më të mëdha të këtij qyteti. Është kryekameriere në lokalin e Çelsit. Nuk mbaruam as këtu. Në kurrizin e saj është vizatuar një tatuazh ku me ngjyra blu dhe të kuqe qëndron stema e skuadrës së futbollit të Çelsit.

Ajo është e “çmendur” pas kësaj skuadre dhe futbollistëve të saj. I ndjek kudo ku ata luajnë, bën tifo për ta në mënyra që ne ndoshta nuk i kemi parë deri më tani nga një femër. Vitin e kaluar ditën kur filloi Champions Lague, ajo ka bërë edhe tatuazhin. Në fakt, historia për këtë vajzë nuk mbaron këtu, në këtë bisedë për “Sh2”-in ajo na tregon se ka qenë kameriere edhe në shtëpinë e një prej lojtarëve më të mirë dhe më të paguar të Anglisë, Frank Lampard. Por, për të, nuk ka qenë shumë e thjeshtë të punësohet në një lokal të tillë dhe të jetë prezent në festat që organizon Lampard në shtëpi. Jon ka pasur pengesat e saj, e para ka qenë kur i ra xhamit me kokë në hyrje të lokalit… Me një vrull të jashtëzakonshëm na tregon gjithçka çka i ka ndodhur këto dhjetë vjet. Nga Erseka ku është rritur mes tetë motrave dhe një vëllai dhe deri të luksi i Londrës.

Në kurrizin tuaj është vizatuar në lëkurë stema e skuadrës së Çelsit, pse e keni bërë këtë?
Ky tatuazh i dedikohet kupës së Champions Lague, ne kemi 5 vjet që torturohemi të gjithë dhe ajo për të cilën kemi etje është Champions Lague. Dhe keni për ta parë, në 28 maj, unë do të jem në Londër dhe po e them që do të jetë Çelsi – Real në finale. Tatuazhin e kam bërë tetorin e vitit të kaluar, kur ka filluar ndeshja e parë e Champions Lagues. E kam bërë me kënaqësinë më të madhe.

Cila është çmenduria më e madhe që ke bërë për futbollin?
Kur kemi humbur Champions Lague të 2008-ës më ka rënë të fikët në stadium.

Për të lexuar tërë artikullin origjinal klikoni këtu:
http://www.shekulli.com.al/2011/04/11/vajza-nga-erseka-ne-shtepine-e-frank-lampard.html