Urdhërohet Berni që t’i hulumtoj reklamat anti-shqiptare të PPZ

Gjyqi Federal i Krimit të Zvicrës e ka urdhëruar Bernin që t’i hulumtoj ankesat rreth zgedhjeve të partisë së djathtë zvicerane PPZ (Partia Popullore e Zvicrës, gjerm. Schweizerische Volkspartei) ku në njërën prej reklamave të kampanjës zgjedhore kanë deklaruar se “kosovarët po therrin zviceranët.”

Kjo fjali i referohet një therrjeje që ndodhi në gusht të vitit 2011 në Interlaken, ku njëri nga kadidatët kantonal të kësaj partie u lëndua nga një shqiptar i Kosovës.

Thënja në fjalë u përdorë në reklamën e kampanjës ku promovohet iniciativa “stop imigrimit masiv”.

Berni nuk e bëri këtë kur dy qytetarë zviceran me prejardhje nga Kosova u ankuan duke thënë se reklama kualifikohet si diskriminim racial.

Prokurorët e Cyrihut u ofruan që ta hetojnë rastin, pasi që Sekretari Gjeneral i kësaj partije është nga ky kanton, por gjyqi tha që Berni duhet të konsiderohet si juridiksioni i veprës duke kërkuar që këta ta bëjnë hetimin.

Burimi:
http://worldradio.ch/wrs/news/wrsnews/bern-must-investigate-svp-ads.shtml?33152