U arrestuan tre britanikë pasi që 11 shqiptarë u gjetën në një anije afër Ramsgate-it

Zyrtarët e Forcës Kufitare Britanike të dielën që shkoj, në një jahtë gjetën 11 shqiptarë prej të cilëve nëntë të rritur dhe dy fëmijë.

Me këtë rast ata arrestuan dy britanikë nga Canvey Island të cilët po e drejtonin këtë jahtë.Ata u liruan me kusht dhe do të paraqiten në gjyq me 24 prill.

Në tjetër britanik u arrestua gjithashtu nën dyshimin se ka qenë i kyçur në trafikim të qenjeve njerëzore në Enfield, Londër veriore.

Të 11 shqiptarët pasi që do të merren në pyetje mund të deportohen nga Britania nëse nuk i lejohet qëndrimi këtu.

Read more:
http://www.getreading.co.uk/news/local-news/west-reading-killer-serve-28-6872585