I ndjeri Pelivan Zekaj dhe ngushllimet në Facebook

I ndjeri Pelivan Zekaj dhe ngushllimet në Facebook

Vrasja ndodhi të ejnten e kaluar me 4 tetor në ora 11.15 brenda Burger King restorantit në Wood Green të Londrës.

I dyshuari u burgos në një adresë të Londrës veriore dhe mbetet në paraburgim.

Zekaj vdiq pas u godit me thikë në gjoks dhe u shpall i vdekur në vend të ngjarjes nga paramedikët e Shërbimit Ambulancë të Londrës.

Punëtorët e qendrës tregtare të Wood Green-it treguan se si janë tronditur thellë nga kjo ngjarje.

Scotland Yard-i po kërkon nga çdokush që ka informata në lidhje me këtë vrasje t’i kontaktoj ata në 020 8358 0100, apo nëpërmjet Crimestoppers në mënyre anonime në 0800 555111.

Rrjetet sociale Twitter dhe Facebook janë vërshuar me postime ngushllimi në lidhje me këtë krim ndaj këtij të riut shqiptar.

Në Twitter-in i cili i ka takuar Pelivanit dhe që më vonë është shëndërruar në faqe përkujtimi për te, shihen postimet e të ndjerit deri në ditën tragjike kur jeta e tij u shua.

Vegëza:
https://www.facebook.com/pages/RIP-Pelivan/392122017525707
https://twitter.com/RArjeta