Futboll i vogel - Londer, 28 prill 2013

Futboll i vogel – Londer, 28 prill 2013

Shoqata Peja me 28 prill 2013 organizon turnir humanitar në futboll të vogël. Turniri organizohet nën moton: “Të ndihmojmë jetimët në Kosovë”.

Kjo shoqatë fton bashkatdhetarët tanë të përkrahin këtë iniciativë duke organizuar ekipe për këtë turnir.

Turniri do të mbahet në: Paddington Recreation Ground, Randolph Avenue, Maida Vale, London W9 1PD, dhe fillon prej orës 13:00.

Regjistrimi për një skuadër 5+1 anëtarëshe kushton £60.

Hudhja e shortit do të bëhet 26 prill 2013 në: The Queens Arm, 1 Kilburn High Road NW6 5SE nga ora 18:00 -20:00.

Të gjitha paratë e mbledhura do t’i dedikohen jetimëve në Kosovë. Paraprakisht ju falenderojmë për përkrahjen tuaj.

Kontaktet:
Ensar Deqani 078874047400.
Burim Turjaka 07766835471.

Vegëz:
https://www.facebook.com/shoqata.peja