Kesaj jave mbyllet sezoni turistik sipas konceptimit Shqiptar. Ne 20 vjet demokraci mund te thuhet bindshem qe ka ndryshime te medha. Hotele lluksoze, resorte te vogla e shume restorante jane hapur si kerpurdha mbas shiut. Debati i madh eshte rreth infrastructures dhe planimetrise, por sot si turist kalon nje kohe shume me te kendshme se para 20 vjetesh.

Per c’do vere hapen debatet e turizmit neper studio televizive, gazeta dhe forume ne internet. Lexon dhe degjon nder frazat nga me te ndryshme rreth kesaj teme; qe nga matja e emigranteve si turiste, mikpritja e bujaria Shqiptare dhe deri tek vendi me perrallor ne bote me dete lumenj e male, a thua qe e gjithe bota eshte nje shkretetire e pafund mete vetmin oaz Shqiperine. Qe nga kjo qasje del ne pah mos-pervoja e Shqiptarve ne fushen e turizmit.

Dy gjenerata te ngujuara ne komunizem dhe me nje tradite shume te varfer edhe para komunizmit.Shqiptaret nuk kane shume faj qe s’dine shume rreth turizmit. Edhe idete e mesiperme jane ne te njejten rrjedhe me kohen e proletariatit ku rrihnim gjoksin si populli me trim, mevendin me te mire dhe bujarine me te vyer ne bote. Duhet theksuar qe ne krye te radhes se turizmit nuk eshte mikpritja, as bujaria.

Turizmi eshte industri qe kerkon profesionalizem, se po te jete bujari, restorantet dhe hotelet do te ishin falas. Pra ideja e bujarise nuk ka vend ne turizem profesional. Megjithekete problemi kryesor i turzmit nuk qendron tek ndertimet luksoze me mermer por tek strategjia e turizmit dhe cilesia e sherbimeve.

Shqiperia eshte nje vend me nje potencial po aq te larte turistik sa vendet e tjera te rajonit por ama me nje pervoje shume me te varfer se ato. Shqiperia mundet te kete turizem gjate gjithe vitit, normalisht me fluks me te madh gjate veres. Kalate, malet, liqenet, llixhat,burgjet e komunizmit, e shume komponente te tjera mund te perfshihen ne fondin turistik per te zgjeruar larmine e ofertes turistike. Sinkronizimi i te siperpermendurave qe turisti te kenaqet jo vetem me plazh eshte i rendesishem, gjithashtu lidhja e nderthurur me vendet e tjera te rajonit qe turistet ta kene te lehte te levizin nga Shqiperia ne vendet e tjera dhe anasjelltas, do t’i sillte me shume turiste se sa do t’i merrte vendit tone. Me tej krijimi i guidava turistike te shumellojshme dhe lidhja me agjensite e medha turistike ne Europe si Thomas Cook, apo Thomson Holidays, eshte jetike per zhvillimin dhe thithjen e turizmit.

Duke mos harruar reklamimin direkt nga shteti neper metro, autobuza, e gazetate Londres, Berlinit, Oslos e vendeve te tjera. Te gjitha keto te ndjekura me nje sherbim cilesor dhe me nje ushqim qe eshte brenda kushteve te higjenes do te rrisnin numrin real te turisteve ne vend. Si rezultat Shqiperia nuk do e bazoje bilancin vetem ne turizmin patriotik te Shqiptareve te Kosoves dhe te Maqedonise, apo emigranteve, por do te zgjeroje fluksin turistik nga Europa Perendimore.

Por kjo nuk ndryshohet pa ndryshuar mentalitetin amatoresk dhe qasjen e shtetit dhesektorit privat per zhvillimin e turizmit. Se pari shteti promovon notin e Kryeministrit ne Dhermi sikur kjo do na promovoje turizmin. Me tej ne te gjithe bregdetin Shqiptar s’ka banjo publike pervec atyre tubave qe derdhen ne det. Edhe ato pak kosha plehrash qe jane nuk pastrohen dhe i gjithe vendi eshte i mbushur me mbeturina, sic thone Shqiparet e Kosoves “Turizem n’mes t’berllogut me u knaq”.

Qeveria lokale dhe qendrore me fajet e tyre sikur bajne sehir mbeturinave dhe ndotjeve. Se dyti kemi nje sektor privat te pa kualifikuar per t’i sherbyer klientit ne menyre cilesore. Pikerisht ketu eshte epiqendra e sharlatanizmit te turizmit Shqiptar. Pervec ndertimeve memermere te hoteleve qe pas nje muaji qe hapen mbushen plot me miza, deri tek kamarieri qe ka raste qe te ze frika se edhe te godet.

Rastet e pakenaqesise ndaj sherbimit dhe ofendimeve qe marrin klientet jane te panumerta ne Shqiperine tone mikpritese, e bujare. Shqiptaret duhet ta dine se nje sherbim cilesor eshte me i vlefshem se nje shkalle hoteli me mermer. Se treti dhe shume e rendesishme eshte levizja me cmimet, neper hotele, e restorante me slloganin e fshehte “ per te huaj apo Shqiptar” ka dhe rastet “A je Shqiptar a Kosovar”, sikurse Kosovaret nuk jane Shqiptare.

Kjo metode aq e demshme per zhvillimin e turizmit eshte shume e perhapur vecanerisht ne Turqi. Turqit jane te famshm per perdorimin e dy menuve per te huaj apo per Turq. Megjithe kete nga promovimi i madh dhe experienca e gjate ne turizem dhe cmimet relatevisht me te uleta se Greqia e Qipro, Turqia ka nje bum turistik.

Por qe hotelieret Shqiptar duhet t’a ndajne mendjen a do zhvillojne turizem me njevizion afatgjate te stilit perendimor me koncepte dhe cmime transparente apo me nje stildrite-shkurter t’ja hedhim kujt te mundim sivjet se sot nje vit si dihet se c’behet. E per ta mbyllur nese shteti Shqiptar nuk e merr serizisht promovimin e turizmit me nje strategji afatgjate ku piketohet se ke kategori turistesh duam te terheqim ne Shqiperi,c’do gje ngelet ne meshire te fatit. Sa per turiste ka me milliona per t’u perkedhelur, pranuk eshte problem.

Sektori privat duhet te kete nje koordinim dhe bashkepunim me te perkushtuar midis njeri tijetrit per te rritur oferten dhe cilesine e sherbimeve turistike dhembi te gjitha cilesine e sherbimit te klientit dhe kooperimit nder- rajonal. Perndryshe vendi yne do ngelet ne turizem sharlatan, dhe turistat patriotik te Kosoves, Maqedonise dhe emigrantet do merziten dhe sektori i Turizmit do te ngele shume prapa fqinjeve tane. E atehere do te fillojme kengen e trimerise, mikpritjes e bujarise nga fillimi.

Shkroi: Ardian Preci
Botuar ne Fletorjashqiptaria.com