Trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Felixstow-it mund të jetë i shqiptarit të tragetit

Trupi i pajetë i gjetur në plazhin e Felixstow-it mund të jetë i shqiptarit të tragetit

Policia janë duke hulumtuar nësë trupi i gjetur në një plazh është i shqiptarit i cili u hodh nga trageti në bregun e Harwich-it në Angli me 27 shkurt 2014.

Policia e Essex-it dhe Suffolk-ut po tentojnë që ta identifikojnë trupin e një mashkulli të cilin valët e detit e kishin hedhur në një plazh afër rrugës Buregate Road në Felixstowe.

Kufoma në fjalë u gjet dje pas orës 12.30 pasdite dhe duket të ketë qëndruar në ujë për një kohë të gjatë.

Në trupin e tij u gjet edhe një sasi e konsiderueshme e eurove.

Dy shtetas shqiptarë të cilët po deportoheshin nga Britania muajin e kaluar, mendohet të kenë vdekur pasi që u hodhën nga trageti Stena Britannica.

Zëdhënësi i Policisë së Essex-it tha: “Policia e Essex-it po bashkëpunon me policinë e Suffolk-ut pas gjetjes së një trupi të pajetë në plazhin e Felixstowe-it.”

“Policët tash po mundohen që ta identifikojnë atë dhe të zbulojnë se a është ai njëri nga dy meshkujt të cilët u hodhën nga trageti në det në mes të Harwich-it dhe Felixstowe-it të mërkuren me 27 shkurt.”

Vegëz:
http://www.ukalbanians.net/sq/shqip-dyshohet-qe-dy-te-deportuarit-nga-anglia-qe-u-hodhen-ne-det-nga-trageti-te-jene-shqiptare/

Burime:
http://goo.gl/M35Leq
http://goo.gl/b6mxeQ
http://www.bbc.co.uk/news/uk-england-suffolk-26668938