Tregimi i sajuar i Yll Latifit, postuar ne Facebook me 4 janar 2015

Tregimi i sajuar i Yll Latifit, postuar ne Facebook me 4 janar 2015

Shqiptari nga Londra, Yll Latifi, ka pranuar se e ka sajuar tregimin e një shqiptari nga Pokleku i Drenicës, Ali Latifi, që po fle në metro të Londrës, dhe kinse Ambasada e Kosovës në kryeqytetin britanik nuk kishte pranuar ta ndihmonte.

Përmes një letre të gjatë, ai ka thënë se këtë “budalleki“ të tij e bëri i “prekur thellë nga situata në Kosovë dhe ikjet që po bëhen kohëve të fundit nëpër Hungari…“

Ai i ka kërkuar falje deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismailit i cili e ka shpërndarë postimin e Latifit në Facebook, dhe Ambasadës së Kosovës në Londër që i akuzoi pa të drejtë qe kinse nuk e kishin ndihmuar “Ali Latifin”.

Ja letra e plotë e Yll Latifit:

“Yll Latifi, Londer me 10.01.2015

Informim per Publikun

Po ju shkruaj lidhur me rastin e postimit tim ne facebook, per rastin e „Ali Halitit“, ku ne fakt fotoja e postuar nuk ishte e Ali Halitit po e Pellumb Derrit shqiptare nga Shqiperia qe jeton ne Londer.

I prekur thelle nga situate ne Kosove dhe ikjet qe po behen koheve te fundit neper Hungari , duke udhetuar me tren per ne pune pashe nje PERSONqe po flente ne tren, dhe pa menduar shume kam bere nje foto te personit pa e ditur se kush ishte dhe as nuk kam biseduar me te. Duke shiquar foton postova nje storje qe e sajova vete dhe ketu filloi budallakia ime dhe qe storja te ishte edhe me intetresante per shoqerine time ne FB i dhash personit nga treni edhe nje Emer dhe identitet.

Per fatin tim te keq postimi u shpernda shume shpejt dhe une pata shume kerkesa qe u bene edhe presion nga opinioni ne FB qe nuk e kam ndihmuar njeriun ne foto. Duke u perpjekur qe te “ndihmoj” “Aliun”, respektivisht qe ta mbyll sa me pare kete ceshtje dhe duke ditur qe identiteti nuk ishte i vertete, dhe shum ofruan edhe ndihmen financiare e une nuk doja te behet kjo stori e shpifur edhe me e madhe, postova ne FB se “Aliut” i eshte bere zgjidhja dhe i kam ndihmuar dhe eshte kry, duke menduar se me kaq mbaron. Presioni mbi mua ka qene i papare dhe ka vazhduar nga te gjitha anet dhe me pas kam bere video per te konfirmuar dhe permbyllur mundesisht kete ceshtje, pa demtuar askend.

Dua qe te theksoj se une as nuk jam person nga politika e as nga mediat qe te kem eksperience me keso ceshtje me publikun por jam qytetare i thjeshte qe nga ky presion qe me bene pas gabimit tim dhe nuk disha me tutje cka te bej mbylla FB dhe telefonin.

Dua Te sqaroj budallakin time njehere e se fundmi:

1. Une dua ta bej me dije opinionin se ketu nuk ka pasur qellim perfitimi dhe ASKUSH nuk ka dhene e as nuk ka marre asnje CENT dhe nuk eshte demtuar finaciarisht.

2. Fisnik Ismaili nuk kan pase asnje lidhje me rastin dhe Fisnik Ismailin e njoh vetem nga FB dhe mediat si njeri I cili ka reputacion qe ndihmon njerzit ne hall.

3. Fisniku ka bere vetem share si edhe shume te tjere por ngaqe ka me shume miq ka pasur me shume postime ne faqen e tij, dhe natyrisht ka dashur te ndihmoje nese mundet.

4. Une nuk kam pasur qellim te lendoj aske – thjshte kam gabua dhe kjo ka qene nje fatekeqesi e madhe per mua me fajin tim.

Edhepse i tronditur jashte mase kam gjete force qe te dal publikisht – ta pranoj gabimin qe kam ba pa dashte me lendue askend – perkundrazi, dhe te kerkoj falje publikisht. Kerkoj falje se pari nga Pellumb Derri dhe me vjen shum keq qe e kam afektue me publikimin e fotos pa e ditur ky vet, e pa e ditur as une se kush ishte. Pellumb vella me fal edhe nje here.

Kerkoj falje nga Fisnik Ismaili i cili eshte sulmuar dhe akuzuar pa te drejte vetem se deshi te ndihmoje dhe besoj ne te mire te njeriut. I kerkoj falje Ambasades te Kosoves te cilen e kam permendur ne postimin tim.

I kerkoj falje familjes sime dhe miqve te mi dhe te gjithe juve, qe ju kam lenduar pa dashje dhe ju kam prekur me kete rast.

Si informate per te gjithe, une jam duke u perpjekur qe te komunikoj me Pllumbin i cili eshte i demtuar pa pike faji dhe do ta rregulloje ket gabim timin sikur dy vllezer shqipetare ne mergim.

Se fundmi lus mediat qe jane perfshire ne ket rast e dhe kan shpife gjera te paverteta dhe kan inqizuar telefonaten me mua, ku une isha shum i stresur pa e ditur une, e bile e kan transmetuar ne televizion biseden pa pelqimin tim, vetem qe tregimi te jete edhe me misterioz dhe me interesant per publikun, duke me sjellur punen qe te mbyllem ne shtepi, dhe te mbyll cdo forme komunikimi, per shkak te presioneve nga te gjitha anet.

Edhe nje here te gjitheve qe ju kam prekuar apo ju kam lenduar ju kerkoj falje publikisht dhe shpresoj thelle se me kaq mbyllet kjo qeshtje.”

Me Respekt dhe Nderime

Yll Latifi.”

[Burimi: indeksonline]