Artan Doni

Artan Doni

Një shqiptar, Artan Doni (31), i cili therri një bashkëatdhetar gjatë një përleshje rreth mbajtjes së vlerave islamike u burgos për 18 muaj.

Ai u dënua të mërkuren e kalur në gjyqin Harrow Crown Court në lidhje me këtë incident që ndodhi në Caffe Nero-n e Uxbridge High Street-it në Londër me heret gjatë këtij viti.

Donit iu tha nga gjyqtarja se ai është dashur t’i largohej konfliktit dhe mos të merrte pjesë në përleshje, deri sa afër tyre ishin të ulur një baba me bebën e tij.

Gjyqtarja Angela Morris kishte analizuar në detaj incizimin e CCTV-së së kafenesë, që të kuptonte se kishte rrjedhur ngjarja.

Doni nga Park Road i Uxbridge-it të Londrës, u paraqit në gjyq me një mjekërr të madhe dhe ai kishte pranuar fajësine në ditën e parë të gjykimit në muajin e kaluar.

Me 19 shkurt 2011 ai ishte i ulur vetë në këtë kafene, derisa një shqiptar tjetër po bënte shaka zëshëm me dy miqë të tij rreth mbajtjes së vlerave islamike.

Në gjyq u dëgjua se Doni u nevrikos, duke menduar se po përqeshej, dhe prej personave në fjalë kishte njohur njërin me të cilin kishte pasë një fjalosje më heret në një kafene tjetër në Hillindon të Londrës.

Ishin shkëmbyer fjalë dhe atij u ishin ofruar me agresivitet, dhe njëri nga personat në fjalë kishte tentuar të kapte një karrikë, deri sa Doni kishte nxjerrur thikën zvicerane nga xhepi i tij.

Këta filluan të përleshen, dhe gjatë këtij konfrontimi një filxhan kafeje ishte hedhur me forcë në kokën e Donit duke i shkaktuar atij një plagë e cila më vonë u desh të qepej.

Prokurori, Christopher Carey, tregoj në gjyq se si Doni goditi sulmuesin duke e therrë dy herë në shpinë, ku njëra nga plagët shkaktoi që njëra mushkëri t’i kolapsonte.

I godituri me thikë nuk i kishte ndier menjëherë plagët e marra dhe kishte vazdhuar të luftonte, derisa Doni kishte kapur një bombol gazi zjarrfikës që ta përdorte si armë por ishte ndaluar nga rojet e sigurisë të qendrës tregtare The Chimes, të cilët i kishin thirrur për ndihmë.

Viktima e Donit ishte dërguar me helikopter në spitalin Royal London Hospital në Whitechappel ku u trajtua për dy ditë, derisa Doni ishte dërguar në Northwick Park, më vonë u shkarkua dhe u arrestua.

Ambulantës ajrore iu desh të ateronte në kulmin e qendrës tregtare Mall Pavilions Shopping Centre.
Mbrojtësi i Donit, këshilltari Robert English, tha në seansën gjyqësore se mbajta e thikës zvicerrane nuk ishte ilegale, dhe se Doni e përdorte ate rregullisht për punë praktike.

Ai shtoi se sulmi ishte jashta karakterit të Donit, sepse ai kishte vetëm një dënim të mëparshëm në lidhje me një zënkë shtëpiake.

Ai tha: “ Paditësi ishte shume agresiv, cdo gjë ndodhi shumë shpejt, ai u ndi i rrezikuar dhe veproj sipas rastit. Ai është një njeri i qetë dhe kooperues, po i vije keq dhe ngjarjet e asaj dite ishin tërësisht të pazakonshme. Ai u frigua nga rrethanat por shkoj shumë larg dhe ai e pranon këtë.”

Zt English kërkoj nga gjyqtarja Morris që t’i jep klientit të tij një dënim të suspenduar që të mos e ndajnë atë nga familja e tij.

Gjyqtarja tha se provokimi nuk i justifikon aksionet e Donit,dhe mbajtja dhe përdorimi i thikës mirret seriozisht në gjykata dhe se asaj si kishte mbetur tjetër opcion përpos dënimit me burg.

Ai u burgos për 18 muaj, nga i cili dënim ai do të vuaj gjysmën, dhe nëntë muaj e fundit do t’i kaloj nën vrojtim dhe do të burgoset prap nëse shkakton ndonjë kundërvajtje të vogël apo të madhe.

Burimi:
http://www.uxbridgegazette.co.uk/west-london-news/local-uxbridge-news/2011/09/14/cafe-nero-stabbing-was-over-muslim-values-113046-29422501/