Lajmi per trupin e jashtetokesorit publikuar ne Zeri

Lajmi për “trupin e jashtëtokësorit” publikuar në Zëri

Ështe bërë trend që disa media të Kosovës, me qëllim që të rrisin numrin e vizitorëve në uebsajtat e tyre, të publikojnë lajme të paverifikuara. Në këtë grackë ra sot edhe gazeta ditore kosovare Zëri, e cila publikoj një video-lajm ku kinse trupi i një jashtëtokësori qenka gjetur në periferi të Beogradit.

Mjaftojnë vetëm dy minuta që të kuptohet se videoja në fjalë është ripublikuar në YouTube nga tabloidi serb Kurir me titull dhe përshkrim të ndërruar; në fakt origjinali është një video e vitit 2011 e publikuar nga Russia Today në përshkrimin e të cilës përmendet fakti se trupi i pajetë i jashtëtokësorit është një mashtrim.

Fullscreen capture 08022014 125431

Lajmi për “trupin e jashtëtokësorit” publikuar në Kurir

Videoja është incizuar afër fshatit Kamensk në republikën ruse Buryatia në mars të vitit 2011. Sipas 7d.org.ua, policia lokale pas një hulumtimi kishin gjetur se “trupi i jashtëtokësorit” në fakt ishë ndërtuar nga lëkura e pulës e mbushur me bukë, personi i cili kishte thënë se kishte gjetur “trupin”, pasi u mor në pyetje nga policia kinse paska pranuar se ishte një mashtrim.

Lajmi për

Lajmi për “trupin e jashtëtokësorit” publikuar në Russia Today

Uebsajti Gazeta Express veç po bombardon lexuesit me lajme të tilla të paverifikuara, të cilët po janë të detyruar të çkyqen nga postimet e tyre në Facebook, por është më e pazakonshme kjo të ndodhë nga Zëri që konsiderohet medium më serioz.

Vegëza:
Lajmi në Zeri: http://www.zeri.info/artikulli/26537/gjendet-i-vdekur-nje-jashtetokesor-ne-beograd-video
Videoja ruse: http://www.youtube.com/watch?v=n16Iwgzm0Nw
Videoja serbe:http://www.youtube.com/watch?v=eNMEZdnpHmQ