Personi i inçizuar në një video në YouTube që kërcënon me thikë dhe më vonë arrestohet nga policët me tesha civile në Londër, akuzohet të jetë shqiptari Lulzim Osa. I tërë incidenti ishte inçizuar në video nga një kalimtar i rastit.

Por Osaj, 44 vjeç, u paraqit në gjyq ku mohoi kundërvajtjen e mbajtjes së armës së ftoftë pasi që në videon në YouTube shihet një njeri me thikë në dorë në një kafe të Norbury-t në Londër.

Osaj nga Steatham-i i Londrës u paraqit në gjyqin Croydon Crown Court para 2 jave, ku nuk e pranoi fajësinë e tri akuzave. Në akuza përfshihen plagosja me qëllim që të shkaktoj lëndim të rëndë trupor dhe posedimi i armës sulmuese në vend publik.

Gjykimi i tij do të mbahet gjatë muajit të ardhshëm.

Burimi dhe klipi në YouTube:
http://goo.gl/9WNLha
http://www.youtube.com/watch?v=rWzECjZ1Rxc