Specat "somborka", shume te kerkuara ne Londer.

Specat “somborka”, shume te kerkuara ne Londer.

Dikush e quan këtë nostalgji për ushqimin e fëmijërisë, kurse shumë të tjerë thonë se në kuzhinën tonë tradicionale ka edhe ushqime që shkojnë krah-për-krah me delikatesat më të famshme botërore.

Ka shumë anekdota, e bile edhe përqeshje të mërgimtarëve shqiptarë që kur ktheheshin në Zvicër apo Gjermani, ngarkoheshin me “somborka” në vend të teshave, apo incidentet me turshi të derdhura nëpër sirtarët e epërm të aeroplanëve të udhëtimit.

Tash kjo krejt mund të mbetet në histori. Kërkesat për këtë delikatesë shqiptare kanë shtyrë ndërrmarrësit që të sjellin speca nga Kosova në tregun e Londrës.

Kërkesa është aq e madhe, thotë Brahimi,  pronar i dyqanit Broadway Food Centre në Burnt Oak, sa që specat që ofrohen, zakonisht nëpër dyqanet turke të Londrës veriore, harxhohen brenda ditës edhe pse kanë një çmim shumë më të lartë se në Kosovë.

Kontigjentet e fundit të specave “somborka” janë ende duke ardhur në Londër, dhe nëse keni fat, ju edhe mund t’i gjeni dhe t’i bleni ato.