BAKC

Me rastin e Ditës Botërore Të Diversitetit Kulturor sot me datë 23/05/2013 në Working Man College do të kremtohet Dita e Kulturës Botërore. I ftojme të gjithë shqiptarët kudo që janë, ejani ta kremtojmë së bashku. Hyrja dhe ushqimi do të jenë falas.

Adresa: Workig Man College, 44 Crowndale Rd, London, NW1 1TR.

British Albanian Kosovar Council edhe këtë vit është ftuar së bashku me vallëtaret e famshme nga Kosova Club të perfaqësojne Kosovën me valle tradicionale shqiptare. Eshtë ditë ku të gjitha shtetet do të performojnë diçka nga kultura e tyre, e Kosovën me gjithë krenari do e perfaqeson British Albanian Kosovar Council me vajzat dhe djemtë nga Kosova Club me valle tradicionale folklorike në bashkepunim të palodhshëm me mësuesen e tyre Edita Vitija.

Ushqimi do të jetë nga shumica e vendeve të botës dhe do të ofrohet nga ora 10.00 deri ne 15.00, ndërsa nga ora 18.00  deri në 21.00 do te fillon performansa e përgaditur nga studentët që do të përfaqësojnë vendet e ndryshme të botës.

Ju mirëpresim.

Stafi i British Albanaian Kosovar Council:

– Nora Abdullahu Kastrati, Project Co-Leader
– Beqir Shillova, Project Co-Leader
– Edita Vitija, Mësuese e vallëzimit tradicional shqiptar