Ish-kryeredaktori i gaztesës News of the World, Andy Coulson (Andi Kulson) është arrestuar lidhur me alegimet e përgjimeve telefonike dhe korrupcion.

Policia po hulumton skandalin e përgjimeve telefonike nga News of the World. Njoftohet se 4.000 veta janë identifikuar të kenë qenë shënjestër për tu përgjuar.

Kulson ishte kryeredaktor i News of the World prej vitit 2003 deri 2007. Ai dha dorëheqje nga ky post pas dënimit të një reporteri të News of the World për akuza përgjimi. Kulson ka mohuar cfarëdo dijeni lidhur me përgjimet.

Kulson ishte drejtor për komunikim me media i kryeministrit Kameron deri më 21 janar të kuetij viti kur ai dha dorëheqje nga ky post.

Pas largimit nga News of the World Kulson u emrua si dhëdh¨nes i atëkohër liderit të opozitës konzervatore David Kameron. Pas arrdhjes në qeveri tue Partisë konzervatore, Kulson u emruar drejtor i kominikimit me media i kryeministrit David Kameron.

Kryeministri Kameron ka mbrojtur sot vendimin e vet për të emruar Andi Kulson në ekipin e tij për komunikim duke thënë se ai pati marrë sigurime nga Kuslon mbi pafajsinë e tij.

Dje u njoftua se News of the World do të mbyllet këtë të diel.

Tabloidja 168 vjecare është në qendër të skandalit të përgjimeve private përfshirë viktima të krimit, politikanë dhe artistë.

Gazeta, tirazhi i së cilës arrinë 2.8 milion kopje në javë, është pjesë e së ashtuquajturës perandori mediale të magnatit Rupert Murdoch. Njoftimi për mbylljen e saj u njoftua nga James Murdoch, kryetar i News International, ndryshe i biri i Rupert Murdoch.

Njoftimi mbi mbylljen e gazetës bëhet në javën kur skandali i përgjimeve morri përmasa të përgjithshme pas zbulimeve se viktima të përgjimeve ishin edhe viktimat e krimit.

Rasti që tronditi fuqimisht opinionin e këtushëm ishte zbulimi se celulari i një vajze të zhdukur shte përgjuar dhe porositë që familja e saj i lenin ishin fshirë gjë që bëri që familja të shpresoj se ajo ishte gjallë. Vajza më vonë u gjet e vdekur.

Burimi:
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/07/skandali-i-pergjimit-arrestohet-ish.html