Numri i fundit i News of the World

Numri i fundit i News of the World

Numri i fundit i “News of the Word” (NoW) u botua sot me titullin “Falemnderit dhe lamtumirë” në faqen e parë. Tabloidi 168 vjeçar, u mbyll pas skandalit të përgjimit të telefonave. NoW ka publikuar edhe shume artikuj dëmtues në lidhje me shqiptarët e Britanisë. Njëri prej tyre ishte rasti i “tentim kidnapimit” të Beckham-ëve në vitin 2002, që më vone u vërtetua të ishte një trillim dhe montim i gazetarit Mazher Mahmood.

Ndër të akuzuarit ishte edhe shqiptari Luzim Balliu, por gjatë dëgjimit në gjyqin Middlesex Guildhall Crown Court u vërtetua se NoW i kishte paguar një kriminelit, Florim Gashit, £10,000 per informatën, si pasojë kjo akuzë dështoj, por njollosja që ju bë Lulzim Balliut por edhe komunitetit shqiptar në Britani mbeti.

Policia po hulumton thëniet mbi përgjimet telefonike nga News of the World. Të premten policia arrestoi ish-kryeredaktorin e NoW, Andy Coulson (Andi Kulson) lidhur me thëniet e përgjimit dhe korrupcion.

Njoftohet se 4.000 veta janë identifikuar të kenë qenë shënjestër për tu përgjuar.

Përgjimi ilegal privat thuhet të ketë përfshirë viktima të krimit, politikanë dhe artistë. Familjet e ushtarëve të vrarë, si dhe viktimave të sulmit terrorist të 7 korrikut 2005, ishin shënjestër për përgjime.

Andi Kulson u lirua nga stacioni policia ku u morr në pyetje për tu mbrojtur në liri.

Alegimet que po hulumtohen nga policia përfshijnë pagesa bërë policëve individual për informata.

Gazeta, tirazhi i së cilës arrinë 2.8 milion kopje në javë, është pjesë e së ashtuquajturës perandori mediale të magnatit Rupert Murdoch. Në artikullin editorial, gazeta kërkon falje dhe thotë se “thjesht humbi rrugën”.

Sot lideri i opozitës laburiste, Ed Miliband, kërkoi sërish nga kryeministri Kameron që të vonojë marrjen e BSkyB nga ana e News Corporation. Rupert Mërdok, pronar i News Corporation, ka arritur në Britani të Madhe për tu marr me krizën që ka kaplu perandorinë e tij mediale.

Vendimi mbi mbylljen e NoW shihet nga shumkush këtu si orvatje për hap cinik për të shpëtuar marrjen e BSkyB nga News Corporation. Miliband ka paraqitur kërkesën në Parlament duke ftuar që ky transfer të vonohet deri pas përfundimit të hulumtitmit të paralajmëruar të skandalit të përgjimeve. Murdok poashtu ka mbrojtur pozitën e krye-ekzekutives së News International, Rebekah Brooks e cila gjendej në krye të NoW gjatë kohës kur së alegimeve të përgjimeve. Brooks ka mohuar cdo dijeni mbi praktikën e përgjimeve në NoW. Më shumë se 200 punëtorë të NoW mbeten pa punë pas mbylljes së gazetës.

Lord Ashdown. ish lider i Liberal Demokratëve ka thënë sot për media se ai kishte paralajmëruar qeverinë që të largojë Andi Kulson nga detyra e tij.

Kryeministri David Kameron ka mbrojtur vendimin e vet për të emruar Andi Kulson në ekipin e tij për komunikime.

Kulson vazhdimisht ka mohuar cdo dijeni mbi përgjimet. Ai pati dhënë dorëheqje nga NoW pas burgimit të një reporteri të kësaj gazete për shkak të përgjimit. Kulson më vonë u emrua drejto për kominikim nga atëkohë lider i Partisë Konzervatore David Kameron. Pas zgjedhjeve, kryeministri i ri david Kameron emroi Kulson drejtor puer komunikim me media pranë qeverisë së tij.

Sot, Ndihmës Komisioneri i Skotland Yard, John yates, ka shprehur keqarrje për shkak të vendimit të tij që të mos ri-hap hulumtimin e përgjimit para dy vjetesh.

Pjesa me e madhe e ketij artikulli eshte marre nga:
http://euro-korrespondent.blogspot.com/2011/07/skandali-i-now-falemnderit-dhe.html